HomePolitikeJa cilat janë bashkitë që shkojnë në zgjedhje të parakohshme, Tirana në...

Ja cilat janë bashkitë që shkojnë në zgjedhje të parakohshme, Tirana në situatë të ndërlikuar

spot_img

Prej më shumë se tre muajsh tre bashki të vendit Beratit, Tepelenës dhe Matit nuk drejtohen nga kryebashkiakët socialistë të zgjedhur nga vota e drejpërdrejt por nga zëvendësit e tyre.

Me dorëheqjen e Ervin Demos, Tërmet Peçit dhe Agron Malajt për tu zgjedhur deputetë të Partisë Socialiste, në këto tre bashki do të duhet të ishin zhvilluar zgjedhjet e pjesshme.

Ligji për qeverisjen vendore në nenin 61 parashikon që pas dorëzimit të dorëheqjes në këshillin bashkiak, vendimi i bëhet me dije prefektit që njofton vakancën në Këshillin e Ministrave. Ky i fundit ia komunikon presidentit që shpall edhe datën e zgjedhjeve të pjesshme.

Dorëheqjet e tre kryebashkiakëve janë depozituar që në 11 maj, një ditë para se PS të zyrtarizonte listat e kandidatëve për deputetë, por deri më tani afatet kushtetuese janë shkelur.

Neni 10 në kodin zgjedhor parashikon se zgjedhjet duhet të zhvillohen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit, ndërkohë që kanë kaluar më shumë se tre muaj nga ndërprerja e mandatit.

Interesimit të Euroneës Albania nëse Këshilli i Ministrave është vënë në dijeni për vakancat e krijuara nga prefektët e Beratit, Tepelenës dhe Dibrës, deri në transmetimin e kësaj kronike nuk mori një përgjigje.

Përveç Beratit, Tepelenës dhe Matit, e papaërcaktuar mbetet nëse Tiranë do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, për pasuesin e Erion Veliaj, kryebashkiakut në detyrë prej më shumë se tre muajsh i arrestuar dhe në burg.

Për bashkinë e Tiranës situata është më e ndërlikuar. Neni 62 për vetëqeverisjen vendore parashikon se në rast të mosparaqitjes në detyrë për tre muaj pa ndërprerje këshilli bashkiak propozon shkarkimin e kryetarit të bashkisë. Kjo periudhë është tejkaluar pasi prej10 shkurtit Erion Veliaj është në masën arrest me burg. Deri më tani nga Këshilli Bashkiak nuk ka ndërmarrë asnjë hap.

Shkelja e afateve kushtetuese për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore, është një traditë në politikën shqiptare, këtë herë basti është nëse ato do të zhvillohen para shtatorit të krijimit te qeverisë së re apo pas.

Në zgjedhjet 11 majit, në të katër bashkitë ku pritet të zhvillohen zgjedhje të pjesshme, fituesja ishte Partia Socialiste.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular