HomePolitike"Berisha futi servilët në listë!"/ Ndër më të votuarit, por nuk hyri...

“Berisha futi servilët në listë!”/ Ndër më të votuarit, por nuk hyri në Parlament, Alimehmeti: Kishte pezmatim për listën…

spot_img

Ilir Alimehmeti, kandidat i PD për deputet që u votua masivisht në Tiranë, nuk do të jetë në Kuvend pasi PD nuk arriti të marrë më shumë se një mandat në listën e hapur. 

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Alimehmeti deklaroi se sistemi elektoral i demotivon njerëzit për të votuar, por nuk e fshehu edhe pakënaqësinë me listën e kandidatëve të PD.  

Pjesë nga biseda: 

Ilir Alimehmeti: Ky sistem është i keq për njerëzit sepse e demotivon të votojë dhe e largon nga politika. Po bëhet dy dekada që e largon fuqinë vendimarrëse nga njerëzit. Kur ti ia largon në mënyrë graduale dhe progresive pastaj themi se nuk janë njerëzit dhe të rinjtë të interesuar. Problemi i dytë, një sistem i tillë prodhon një Parlament të dobët.

Ylli Rakipi: A mendon se Berisha gaboi me listat? Por gaboi edhe në mënyrë të qëllimshme. Aty u thirrën njerëz pa vota. Ai i ka shërbyer konsolidimit të partisë me servilë dhe jo fitores.

Ilir Alimehmeti: Unë e kam thënë më parë këtë. Unë kam dashur të jem në listë të hapur. Unë mbështes demokracinë e drejtpërdrejtë, por që lista duhet të ishte bërë më mirë.

Baton Haxhiu: Ti do të ishe për listën e hapur, por kur të kishte 12 kandidatë që e meritojnë të jenë në Parlament, ajo listë do të derivonte vota të tjera dhe ti do të merrje vota më shumë. Ky është problemi i listës së mbyllur.

Ilir Alimehmeti: Zëri ishte pezmatim me listën dhe ai pezmatim përkthehet, sa është, hajde ta analizojmë. Lista mund të ishte bërë më mirë seç u bë. Unë vazhdoj dhe mendoj që për sa kohë…

Ylli Rakipi: Tani kështu është kjo punë, partia kërkon vetëm fytyrën tënde që të thotë ja kemi edhe Alimehmetin. Puna është, PD është parti e hapur sot apo është një lloj sekti ku sundon një njeri me interesat e veta?   

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular