HomeKronikeSPAK zgjat hetimet për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin deri në tetor,...

SPAK zgjat hetimet për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin deri në tetor, deputetja thirret sot në Prokurorinë e Posaçme! Pritet të merret në pyetje si e pandehur

spot_img

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zgjatur deri në tetor hetimet ndaj nga presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi.

Ndërkohë, sot Kryemadhi është thirrur nga prokurorët e posaçëm për t’u marrë në pyetje në cilësinë e të pandehurës.

“Hetimet janë shtyre deri më në tetor, do shikojmë çfarë do të jetë sot. Do ju njoftojmë”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi, e cila është me masë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dyshohet për kryerjen e veprave penale; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”  në 2(dy) raste dhe në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Ndërsa Meta, i cili ndodhet në burg, dyshohet për kryejnë e veprave penale; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”  në 3 (tre) raste nga të cilat në dy raste është kryer në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular