Studiuesit e sigurisë nga Domain Tools po paralajmërojnë se ka qindra shtesa të Chrome që vjedhin të dhëna dhe ekzekutojnë fshehurazi programe keqdashëse.
Shumë nga shtesat keqdashëse përfitojnë nga popullariteti i markave të njohura si Fortinet, YouTube, Deepseek AI dhe Calendly, duke rritur rrezikun që përdoruesit t’i instalojnë ato dhe të futen në telashe.
Google thuhet se ka hequr shumicën e shtesave nga Chrome Web Store.
Një situatë e ngjashme ndodhi muajin e kaluar kur studiuesi i sigurisë kibernetike nga Secure Annex gjeti një numër shtesash keqdashëse të Chrome, që po përhapeshin përmes reklamave dhe faqeve mashtruese.
Lista e plotë ndodhet këtu, dhe ky është vetëm një shembull tjetër pse duhet të kontrolloni me kujdes shtesat e shfletuesit tuaj. Për të qenë të sigurt, gjithmonë kontrolloni të gjitha vlerësimet e disponueshme para se të shkarkoni ndonjë shtesë për shfletuesin tuaj, dhe gjithmonë kontrolloni dy herë që po shkarkoni versionin zyrtar.
Shikoni 8 zgjerimet keqdashëse më të shkarkuara më poshtë:
Cuponomia – Coupon and Cashback (700,000 shkarkime)
Fire Shield Extension Protection (300,000 shkarkime)
Total Safety for Chrome™ (300,000 shkarkime)
Protecto for Chrome™ (200,000 shkarkime)
Browser WatchDog for Chrome (200,000 shkarkime)
Securify for Chrome™ (200,000 shkarkime)
Browser Checkup for Chrome by Doctor (200,000 shkarkime)
Choose Your Chrome Tools (200,000 shkarkime).