HomePolitike"Plas" brenda koalicionit të PD, Berisha u mbyll kutitë kandidatëve, Meta kërkon...

“Plas” brenda koalicionit të PD, Berisha u mbyll kutitë kandidatëve, Meta kërkon rinumërim votash

spot_img

Partia e Lirisë ka kërkuar rinumërimin e votave në Kavajë, bashkinë ku Aleanca për Shqipërinë Madhështore siguroi fitoren me 2899 vota më shumë se sa Partia Socialiste.

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi depozitoi sot kërkesën zyrtare në KQZ.

Konkretisht kërkohet rinumërim i Njësive Administrative Kavajë, Golem, Synej, Helmas dhe Luz i Vogël.

“Të rinumërohen të gjithë fletët e votimit në Bashkinë Kavajë. Dyshime të arsyeshme për parregullsi gjatë procesit të numërimit të votave. Kërkesa jonë në funksion të transparencës dhe legjitimitetit të rezultatit përfundimtar”, ka thënë ai.

Disa prej kandidatëve të Aleancës për Shqipërinë Madhështore në Tiranë dyshojnë në manipulime gjatë procesit të numërim të votave.

Kandidatët e listës së hapur iu drejtuan KAS-it me kërkesë zyrtare për të bërë rinumërimin.

Por anëtarët e PD në KAS kanë rrëzuar ankimimin e 4 kandidatëve të PD, për kërkesat për rinumërimin e votave të tyre.

Kryedemokrati Sali Berisha tha se ata vepruan sipas ligjit pasi e ndalon Kodi Zgjedhor.

Këta kandidatë të nderuar kanë ndjekur një rrugë të këshilluar, nuk mund të them pasi përfaqësuesit tanë ua kanë bërë të qartë edhe interpretimin e thirrjes time, që duhet t’i bëjnë nëpërmjet partisë, por brenda platformës së miratuar nga partia.

Në ç’kuptim? Në qoftë se sa partia ka kërkuar paligjshmërinë e zgjedhjeve, e para kërkesë që shqyrtohet është paligjshmëria. Pas kësaj, partia merr dhe paraqet një nga një kërkesat e kandidatëve.
Disa kandidatë që kanë kërkuar rinumërim i kanë depozituar pranë përfaqësuesve të partisë në KQZ dhe presin momentin e vlerësimit që partia ka për X qark dhe pastaj do paraqiten ankesat e tyre.
Edhe për kandidatët e Tiranës, ata u informuan dje përsëri se rruga që kanë ndjekur është një rrugë që nuk ka mbështetje ligjore.

Përfaqësuesit tanë në KAS kanë zbatuar ligjin. Ata nuk mund të votonin për një akt që është hequr me ligji. Këta të katërt kanë të drejtë të depozitojnë ankesën tanë pranë përfaqësuesve tanë në KQZ dhe ata do e paraqesin siç dëshirojnë kërkesën pranë KQZ-së.

Pra, ka qenë vetëm një keqkuptim nga ana e tyre. Në qoftë se nga unë është thënë dy herë se çdo kandidat që mendon se i duhet transparenca, do mbështetet nga partia, duhet të respektojë këtë platformë që ka përcaktuar partia në përputhje me ligjin electoral”, tha më parë Berisha. Top Channnel

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular