HomeBotaU zotua se do dhurojë 99% të pasurisë së tij para vdekjes,...

U zotua se do dhurojë 99% të pasurisë së tij para vdekjes, Bill Gates premton se pjesa më e madhe do të shkojë për shëndetësi dhe arsim në Afrikë

spot_img

Bill Gates është zotuar se pjesa më e madhe e pasurisë së tij, e cila aktualisht arrin në 200 miliardë dollarë, do të shpenzohet gjatë 20 viteve të ardhshme për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe arsimore në Afrikë.

69-vjeçari, themelues i Microsoft, deklaroi se “me çlirimin e potencialit njerëzor përmes shëndetit dhe arsimit, çdo vend në Afrikë duhet të jetë në rrugën drejt mirëqenies”.

Gjatë një fjalimi nga kryeqyteti i Etiopisë, Addis Abeba, ai i bëri thirrje inovatorëve të rinj afrikanë të mendojnë sesi mund të shfrytëzojnë inteligjencën artificiale për përmirësimin e kujdesit shëndetësor në kontinent.

Në fillim të majit, Gates kishte njoftuar se do të dhurojë 99% të pasurisë së tij deri në vitin 2045, kur fondacioni i tij do të përfundojë aktivitetin. “Njerëzit do të thonë shumë gjëra për mua kur të vdes, por jam i vendosur që ‘vdiq i pasur’ të mos jetë njëra prej tyre”, shkroi ai në blogun e tij.

Megjithatë, edhe nëse dhuron 99% të pasurisë, ai do të mbetet miliarder.

Ai tha gjithashtu në Etiopi se telefonat celularë sollën revolucion në sektorin bankar në Afrikë dhe shtoi se tani inteligjenca artificiale duhet të përdoret për të mirën e kontinentit.

“Afrika, në një masë të madhe, kishte mbetur pas në transaksionet tradicionale bankare dhe tani keni mundësinë, ndërsa ndërtoni sistemet e kujdesit shëndetësor të gjeneratës së ardhshme, të mendoni sesi inteligjenca artificiale mund të integrohet në to”, tha ai.

Gates përmendi si shembull Ruandën, duke thënë se ajo tashmë po përmirëson shërbimet e saj duke përdorur ekografi me inteligjencë artificiale për të zbuluar shtatzëni me rrezik të lartë.

Fondacioni Gates, sipas BBC-së, ka deklaruar se ka tre përparësi: përfundimin e vdekjeve të parandalueshme të nënave dhe foshnjave, sigurimin që gjenerata e ardhshme të rritet pa vuajtur nga sëmundjet infektive vdekjeprurëse dhe nxjerrjen e miliona njerëzve nga varfëria.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular