HomePolitike"Pas zgjedhjeve mbyllën zyrat", vjen reagimi nga Euroatlantikët: Po ndryshojmë ambientet, Basha...

“Pas zgjedhjeve mbyllën zyrat”, vjen reagimi nga Euroatlantikët: Po ndryshojmë ambientet, Basha i përkushtuar për rikthimin e legjimitetit të vulës së PD në gjykatë!

spot_imgspot_img

Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë ka reaguar zyrtarisht pas lajmeve në media të ndryshme, se kjo forcë ka mbyllur përfundimisht zyrat pas rezultatit të 11 majit. Nëpërmjet një përgënjeshtrimi, sqarohet se janë në proces ndryshimi të ambienteve ku do të zhvillohet aktiviteti i tyre. Gjithashtu në reagim theksohet se Euroatlantikët janë në fazë analize dhe riorganizimi, duke deklaruar se nuk është hequr dorë nga kauza kundër kapjes së demokracisë dhe zgjedhjeve nëpërmjet pazarit politik Rama-Berisha. Për sa i përket “zhdukjes” së Lulzim Bashës pas 11 majit, konfirmohet se ai në asnjë moment nuk ka hequr dhe nuk heq dorë nga beteja dhe veçanërisht ajo për rikthimin e legjimitetit, (Vula) të Partisë Demokratike në Gjykatën e lartë dhe më tej, deri në Strasburg.

Reagimi i plotë:

Përshëndetje,

Në lidhje me lajmet e publikuara sot nga media të ndryshme, dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik dhe të përgënjeshtrojmë disa informacione të pasakta që po qarkullojnë.
Për arsye organizative dhe me qëllim garantimin e mirëadministrimit të punës, jemi në proces ndryshimi të ambienteve ku do të zhvillohet aktiviteti ynë. Kjo nuk nënkupton heqje dorë nga kauza apo angazhimi ynë politik si Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë.

Koalicioni Euroatlantik ka qenë një instrument ligjor për pjesëmarrjen në zgjedhje, ashtu siç është bërë e qartë që pas datës 11 qershor 2024, kur pazari politik mes Edi Ramës dhe Sali Berishës prodhoi vendimin skandaloz të Gjykatës së Apelit.
Në asnjë moment z. Basha nuk ka hequr, dhe nuk do të heqë dorë, nga përballja për legjitimitetin e Partisë Demokratike, qoftë në Gjykatën e Lartë, qoftë në Strasburg, nëse kjo do të jetë e nevojshme. Sepse padrejtësia nuk duhet të triumfojë në Shqipëri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular