HomeSport“Do doja ta shënoja unë penalltinë”, Asllani: Kemi kualitet, por na mungojnë...

“Do doja ta shënoja unë penalltinë”, Asllani: Kemi kualitet, por na mungojnë golat. Koka dhe mendja te ndeshja e radhës

spot_imgspot_img

Mesfushori Kristjan Asllani u shpreh se Kombëtares i mungojnë golat pasi kualitetin e ka. Ndër të tjera foli edhe për penalltinë e humbur të Manaj.

“Na mungoi gola, treguam kualitet sonte, luajtëm shumë mirë, sidomos me tifozët tonë, jemi të lumtur, por na mungoi goli, e donim të gjithë fitoren, por tani mendojmë për ndeshjen tjetër. Ne e prisnim të gjithë këtë ndeshjen, kjo skuadër ka shumë kualitet, na mungojnë vetëm golat, shpresojmë që ndeshjet e ardhshme të vijnë golat. Besoj se Manaj ska nevojë për suport, ka eksperiencë ka luajtur me Kombëtaren dhe skuadrën e tij, penalltia mund të ndodh që të humbet, vëmendja dhe koka është te ndeshja tjetër. Nuk e kam ndjesinë për ta gjuajtur unë penalltinë, por do doja ta shënoja unë. Sot e kishte Manaj, nuk shkoi goli por nuk ka problem”, tha Asllani për “Super Sport”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular