Shteti ynë fqinjë, Greqia, është më e hapur ndaj komunitetit LGBTQ+, duke ofruar hapësira të shumta për kësaj shoqërie që të ndihet e barabartë.
Së fundmi, Greqia është bërë vendi i parë që me shumicë ortodokse, legalizon martesën e personave të së njëjtit seks. Po kështu, është vendi i parë në Evropën Juglindore që ka barazi në martesë.
Kryeministri i saj, Kyriakos Mitsotakis, shprehet se ligji i ri grek lejon që çiftet e të njëjtët seks të adoptojnë fëmijë, duke pasur kështu shfrytëzimin e së drejtës për të qenë prindër. Mitsotakis është shprehur se ky ligj, do të arrijë të shfuqizojë pabarazinë në shoqëri.
Greqia tani i bashkohet 35 vendeve të tjera anembanë botës që lejojnë martesën e të njëjtit seks. Ajo renditet e 11-ta në Indeksin e Ylberit ILGA-Europe , i cili mat barazinë LGBTQ+ të vendeve – katër vende më lart se Mbretëria e Bashkuar në vendin e 15-të, por shumë më poshtë se Malta , në vendin e parë.
Por, pavarësisht se mbetet prapa kombeve të tjera që përqafuan barazinë në martesë vite më parë, marrëdhëniet e të njëjtit seks kanë qenë një pjesë e zakonshme dhe e dokumentuar e strukturës kulturore të Greqisë që nga fillimi i qytetërimeve.
Që në shekullin e 8-të para Krishtit, ligjvënësi i lashtë Filolau i Korintit, i cili vetë kishte një të dashur mashkull, krijoi ligje në mbështetje të bashkimeve mashkullore të të njëjtit seks . Deri në shekullin e 7-të para Krishtit, në Greqinë e Lashtë ekzistonin të paktën pesë lloje të ndryshme të marrëdhënieve të të njëjtit seks . Banda e Shenjtë e Tebës ishte një njësi ushtarake elitare e përbërë nga 300 të dashuruar meshkuj në shekullin e 4-të para Krishtit, të cilët me guxim i dhanë fund dominimit spartan. Dhe mijëvjeçarë pasi shkrimtarë dhe filozofë si Platoni ishin të zënë duke menduar për dashurinë e të njëjtit seks, shumë enë dhe statuja të ekspozuara në muze dhe vende ilustrojnë aspekte të homoseksualitetit në Greqinë e Lashtë .
Në vitin 1951, Greqia u bë një nga vendet e para evropiane që dekriminalizoi marrëdhëniet e të njëjtit seks. Greqia legalizoi bashkimet civile të të njëjtit seks në vitin 2015, dhe në vitin 2021, Nicholas Yatromanolakis u bë personi i parë i vendit që deklaronte hapur homoseksual, i cili shërbeu si ministër i qeverisë.
Shkrimtarja dhe instruktorja e jogas, Clare Hand, me bazë në Lesbos, është gjithashtu një fanse e skenës LGBTQ+ të Athinës. Ajo rekomandon klubin pop Noiz , në pronësi të lesbikeve, dhe “Beaver Co-op , të themeluar nga tetë gra, një kafene paqësore me festa, lexime, poezi dhe tubime aktivistesh”.

Pikëpamja e Hand në lidhje me aktivizmin është e rëndësishme për komunitetin LGBTQ+ në Athinë.
“Greqia është një vend konservator, ndjen frenat dhe litarët e familjes dhe vlerave familjare, që i lidhin njerëzit queer. Nuk ka të bëjë vetëm me martesën dhe lindjen e fëmijëve këtu: për të qenë queer në kryeqytet duhet të jesh vërtet aktivist”, u shpreh ajo.
Sipas Hand, qyteti i dytë më i madh i vendit, Selaniku, ka gjithashtu një skenë të gjallë, megjithëse më të vogël, queer që ia vlen ta vizitosh. Ajo rekomandon klubin gej Enola , i cili është hapur që nga viti 2008, dhe qyteti gjithashtu organizon Festivalin e vet Ndërkombëtar të Filmit LGBTQ+ .
Ajo tregon eksperiencën e saj në ishullin Mykonos.
“Në Mykonos, në atë vizitë të parë dy dekada më parë, mbaj mend që u emocionova kur zbulova se gjeneza e saj si një parajsë queer daton që nga vitet ’70, rezultat i patronazhit të Jackie Onassis që i dha asaj një lloj shkëlqimi . Deri në vitet 1980, ishte transformuar në një destinacion gjithnjë e më shumë gej, me një nga baret e tij më të njohura të emëruar sipas saj . Edhe aty organizohet një festival i madh vjetor gejsh, Xlsior (22-28 gusht), me rreth 30,000 pjesëmarrës”, tha ajo për BBC.