HomeBotaInfeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA

spot_imgspot_img

Deri tani, infeksioni ka prekur 79 persona në New Jersey, Kentucky, Nebraska, Nevada, Arizona, Washington dhe Kaliforni.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe Administrata Amerikane e Ushqimit e Barnave (FDA) po hetojnë një infeksion që ka shpërthyer prej salmonelës në disa shtete të SHBA-së, i cili është i lidhur me të paktën 1.7 milionë vezë.

Vezët ngjyrë kafe dhe ato të certifikuara organike janë shpërndarë nga kompania “August Egg Company” nga data 3 shkurt deri më 15 maj në dyqanet e nëntë shteteve, Kaliforni, Nevada, Washington, Arizona, Nebraska, New Mexico, Illinois, Indiana dhe Wyoming.

Në një njoftim të bërë të premten, kompania shpërndarëse me bazë në Hilmar të Kalifornisë, ka tërhequr nga tregu 1.7 milionë vezë, të cilat kanë afate skadence nga 4 marsi deri më 19 qershor dhe janë shitur në dyqane si Walmart dhe Safeway.

Deri tani, infeksioni ka prekur 79 persona në New Jersey, Kentucky, Nebraska, Nevada, Arizona, Washington dhe Kaliforni. Të paktën 21 persona të tjerë janë shtruar në spital.

Salmonela është një lloj bakteri që mund të shkaktojë sëmundje tek njerëzit nëse konsumojnë ushqim ose ujë të kontaminuar, apo nëse bien në kontakt me kafshët, jashtëqitjet e tyre dhe ambientet ku ato jetojnë. Ajo është “shkaktari kryesor i infeksioneve, shtrimeve në spital dhe vdekjeve në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën,” duke shkaktuar rreth 1.35 milion infeksione çdo vit vetëm në SHBA.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular