HomeBotaKanadaja në BE?! Befason deputeti gjerman: Mund të jetë ky momenti historik

Kanadaja në BE?! Befason deputeti gjerman: Mund të jetë ky momenti historik

spot_imgspot_img

Deputeti gjerman Joachim Streit me kërkesën e pazakontë që Kanadaja të bëhet pjesë e familjes europiane.

Joachim Streit, deputet gjerman dhe anëtar i Parlamentit Europian, ka nisur një fushatë personale për të promovuar një ide të pazakontë: anëtarësimin e Kanadasë në Bashkimin Europian. Edhe pse e quan këtë ide “aspirative”, ai beson se momenti gjeopolitik është i favorshëm për të thelluar lidhjet me aleatë me vlera të përbashkëta.

Sipas Streit, veprimet e Donald Trump pas rikthimit në pushtet kanë minuar besimin e Kanadasë te SHBA, njësoj siç ndodhi me shumë vende europiane. Në këtë kontekst, ai e sheh Kanadanë si partner strategjik për Europën: “Kanadaja është ndoshta vendi më europian jashtë Europës,” thotë ai, duke theksuar standardet e larta të arsimit, përfshirjen në NATO dhe ekonominë e zhvilluar

Ai kujton se nëse Kanadaja do të ishte pjesë e BE-së, do të renditej e katërta për nga madhësia e ekonomisë. Gjithashtu, rezervat e mëdha të energjisë do ta bënin një partner të rëndësishëm për një Europë që po përpiqet të shkëputet nga gazi rus.

Pavarësisht se traktatet e BE-së parashikojnë që vetëm vendet europiane mund të aplikojnë për anëtarësim, Streit thekson përjashtime ekzistuese si territori francez jashtë kontinentit apo rasti i Qipros, e cila gjeografikisht ndodhet në Azinë Perëndimore. Ai përmend edhe lidhjen simbolike përmes Ishullit Hans mes Kanadasë dhe Groenlandës, territor danez.

Në prill, Streit dorëzoi një pyetje zyrtare në Parlamentin Europian, duke kërkuar interpretim të nenit që kufizon aplikimet vetëm nga shtete europiane, ose mundësinë e ndryshimit të tij. Po ashtu, ai ka propozuar një program shkëmbimi politik ndërmjet BE-së dhe Kanadasë, për të rritur bashkëpunimin dhe njohjen reciproke.

Nismës i janë bashkuar disa zëra të tjerë në Gjermani, përfshirë ish-ministrin e Jashtëm Sigmar Gabriel, si dhe një interesim në rritje në media. Një sondazh i muajit shkurt në Kanada tregoi se 44% e të anketuarve mbështesin idenë e shqyrtimit të anëtarësimit në BE.

Streit e pranon se kjo mund të mos jetë e realizueshme në afat të shkurtër, por e sheh si një hap për të ndërtuar lidhje më të forta politike, ekonomike dhe kulturore: “Ndonjëherë, në histori, dritaret e mundësive hapen vetëm për pak çaste,” thotë ai. “Dhe ky mund të jetë një prej atyre momenteve.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular