HomeBotaPROTESTAT/Trump lëshon ultimatumin për Los Angelesin: Nëse shohim rrezik, do të jemi...

PROTESTAT/Trump lëshon ultimatumin për Los Angelesin: Nëse shohim rrezik, do të jemi shumë të ashpër

spot_imgspot_img

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pas incidenteve në Los Angeles, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me përleshjet përpara se të nisej për në Camp David.

“Do të kemi trupa kudo”, tha ai kur u pyet nëse planifikonte të dërgonte trupa në Los Angeles. “Nuk do ta lejojmë që kjo të ndodhë në vendin tonë… Nëse shohim një rrezik për vendin dhe qytetarët tanë, do të jemi shumë të ashpër.”

“Ne do të dërgojmë gjithçka që duhet për të siguruar që të ruhet ligji dhe rendi”, shtoi ai, sipas BBC-së. “Mbrëmë në Los Angeles i pamë ngjarjet nga afër, pati shumë dhunë dhe mund të kishte qenë shumë më keq”, tha presidenti i SHBA-së.

Trump u tha gjithashtu gazetarëve se zyrtarët e Kalifornisë mund të përballen me akuza federale për pengimin e përpjekjeve të deportimit, duke konfirmuar një ide të hedhur fillimisht mbrëmë nga Shefi i Patrullës Kufitare Tom Homan.

“Zyrtarët që pengojnë ruajtjen e rendit dhe ligjit, po, do të dalin para gjyqtarëve”, deklaroi ai.

Kur u pyet nëse mendonte se protestat do të përhapeshin, Trump u përgjigj: “Do ta ndjekim situatën me shumë kujdes”.

Ndërkohë, protestuesit marshuan nga Boyle Heights drejt qendrës së Los Angeles këtë pasdite. Videoja tregon grupin në Alameda duke marshuar drejt një ndërtese federale ku janë të vendosur anëtarë të Gardës Kombëtare. Protestuesit shihen duke bllokuar trafikun në rrugë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular