HomeAktualitetSferë misterioze e argjendtë shfaqet në qiellin e Jutah! Shihni videon që...

Sferë misterioze e argjendtë shfaqet në qiellin e Jutah! Shihni videon që u bë virale në pak orë

spot_imgspot_img

Një fenomen i pazakontë ka tronditur banorët e qytetit Nephi në shtetin amerikan të Jutah, ku një objekt fluturues me formë sferike dhe ngjyrë të argjendtë është parë duke lëvizur në mënyrë misterioze në mes të ditës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së mërkurës, më 4 qershor, dhe është filmuar nga një banor vendas.

Sipas dëshmisë së babait që regjistroi ngjarjen, gjithçka nisi kur djali i tij shtatëvjeçar i tregoi qiellin, duke e pyetur: “Babi, pse ka një yll në mes të ditës?”. Atëherë, të dy vunë re një objekt të ndritshëm dhe metalik që qëndronte pezull në ajër, duke lëvizur me shpejtësi të qëndrueshme dhe në heshtje të plotë.

Objekti ndryshoi drejtim në mënyrë të çuditshme, çka, sipas dëshmitarit, përjashton mundësinë që të ketë qenë një dron apo balonë. Videoja e publikuar në rrjetet sociale u bë virale brenda pak orësh, duke nxitur debat dhe spekulime të shumta mbi natyrën e objektit.
Raste të ngjashme me sfera të argjendta janë raportuar edhe më herët në pjesë të ndryshme të botës. Disa i lidhin me testime ushtarake apo balona meteorologjike, por nuk mungojnë as ata që flasin për teknologji të panjohur, madje edhe për ndërhyrje jashtëtokësore.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një shpjegim zyrtar, ndërsa videoja vazhdon të tërheqë vëmendjen e përdoruesve në mbarë botën

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular