Dita e hënë do të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme në të gjithë territorin e vendit.
Sipas SHMU, moti parashikohet i kthjellët me orë të gjata me diell, ku temperaturat maksimale arrijnë deri në 38 gradë celcius.
Në zonat malore, sidomos gjatë mesditës, nuk përjashtohen kalime të pakta të vranësirave të larta dhe transparente, por pa ndikim në ndjesinë e përgjithshme të motit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim dhe intensitet mesatar deri në 7 m/s.
Megjithatë, përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina pritet që era të jetë më e theksuar, duke arritur shpejtësi nga 10 deri në 12 m/s.
Deti do të paraqitet i qetë, me valëzim të ulët që pritet të jetë në nivelin 1 deri në 2 ballë.

