HomePolitikeKlevis Balliu pati takime intensive në Berlin: Farsa elektorale e Ramës nuk...

Klevis Balliu pati takime intensive në Berlin: Farsa elektorale e Ramës nuk duhet të pengojë aspiratën europiane të Shqipërisë

spot_imgspot_img

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, zhvilloi një sërë takimesh të nivelit të lartë në Berlin, ku u prit nga përfaqësues të Bundestagut gjerman dhe të Parlamentit Europian, si edhe nga figura me peshë të skenës politike gjermane dhe ndërkombëtare.

Gjatë vizitës së tij zyrtare, z. Balliu u takua me z. Tilo Braune, ish-Sekretar Shteti në Ministrinë Federale për Transport, Ndërtim dhe Strehim të Gjermanisë;

me z. George Tsereteli, ish-President i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së;
si dhe me deputetin e respektuar të Bundestagut, z. Volkmar Klein.

Në këto takime, z. Balliu përcolli me përgjegjësi institucionale shqetësimet e opozitës lidhur me degradimin e standardeve demokratike në Shqipëri, i cili, sipas tij, është pasojë direkte e kapjes së shtetit dhe instrumentalizimit të institucioneve nga ana e Kryeministrit Edi Rama.

“Zgjedhjet vendore të 11 majit përfaqësojnë një proces tërësisht të deformuar, të cilat u përdorën si mjet për të konsoliduar pushtetin personal, në kundërshtim me parimet themelore të një sistemi demokratik funksional,” deklaroi z. Balliu.

Ai nënvizoi se integrimi europian i Shqipërisë nuk mund dhe nuk duhet të vihet në rrezik nga interesa të ngushta politike apo nga tendenca autokratike të individëve në pushtet.

“Aspirata europiane e Shqipërisë është një projekt kombëtar që i përket qytetarëve dhe jo një privilegj i qeverisë së radhës. Asnjë farsë elektorale dhe asnjë manipulim politik nuk do të jenë në gjendje të zhbëjnë vullnetin e shumicës dërrmuese të shqiptarëve për t’u bërë pjesë e familjes europiane,” përfundoi Balliu.

Deputeti i zgjedhur i PD-së, Klevis Balliu është takuar me përfaqësues të Bundestagut dhe Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Ai u takua me anëtarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Koloman Brenner, si dhe deputetin e Bundestagut gjerman, Bern Rützel, ku shkëmbyen mendime mbi rëndësinë e forcimit të institucioneve demokratike dhe intensifikimit të përpjekjeve kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, u shpreh Balliu.

“Informova bashkëbiseduesit mbi zhvillimet shqetësuese të fundit në vend, përfshirë procesin zgjedhor të datës 11 maj, i cili u karakterizua nga parregullsi të rënda dhe ndërhyrje flagrante të elementëve të krimit të organizuar në funksion të interesave qeveritare”, thekson deputeti i zgjedhur demokrat.

Ai shtoi se shprehu angazhimin e plotë të Partisë Demokratike për të mbrojtur standardet demokratike, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për të vijuar pa kompromis denoncimin dhe çmontimin e çdo akti korruptiv apo kriminal që cenon të ardhmen europiane të Shqipërisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular