HomeSport“Bomba” e Flamurtarit, De Biazi për trajner. Idrizi fut “shkesë” Taren për...

“Bomba” e Flamurtarit, De Biazi për trajner. Idrizi fut “shkesë” Taren për ish-teknikun e Kombëtares

spot_imgspot_img

Flamurtari duket se kërkon rikthim të çmendur në Kategorinë Superiore. Presidenti Sinan Idrizi nuk do të kursehet për asgjë. Ndërsa duket se “bomba” ende nuk ka plasur.

Kuqezinjtë akoma nuk e kanë zgjedhur trajnerin e ri. Po punohet që për pankinën të ketë surpriza të mëdha. Pikërisht për këtë qëllim, Sinan Idrizi takoi në fundjavë Igli Taren. “Panorama Sport” zbulon se takimi mes presidentit të Flamurtarit dhe drejtorit sportiv të Milanit është zhvilluar të shtunën pasdite në një nga lokalet e Tiranës, përpara ndeshjes Shqipëri-Serbi. Burimet zbulojnë për gazetën se një temë e rëndësishme e diskutimit ka qenë trajneri i ri i Flamurtarit, si dhe merkatoja vlonjate. Por, jo vetëm kaq.

Gazeta ka mësuar se Sinan Idrizi me ndërmjetësimin e Tares ka takuar po të shtunën në ambientet e stadiumit “Air Albania” ish-trajnerin e Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi. Burime konfidenciale pohojnë se Idrizi i ka bërë një ofertë konkrete ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare që të marrë drejtimin e Flamurtarit në Superiore për sezonin e ri 2025-2026. Nuk dihet më shumë se çfarë është diskutuar konkretisht dhe se çfarë i ka thënë De Biasi, Idrizit.

Por, gjasat janë që tekniku i ri i Flamurtarit të jetë italian. Idrizi, me sa duket, ia ka lënë Igli Tares në dorë përzgjedhjen. Kujtojmë këtu se ardhja në Vlorë e trajnerit Andrea Agostineli ishte një propozim që Tare i bëri në atë kohë Idrizit. Gjithashtu, sugjerim i drejtorit të Milanit ishte edhe sulmuesi Krist Evo Ememe.

TRAJNERI DHE MERKATO Janë të gjitha shanset që trajneri i ri i Flamurtarit të emërohet këtë javë. Në “tavë” tashmë është futur edhe Xhani De Biasi, por normalisht që kandidat për stolin janë edhe Zoran Zekiç, Qatip Osmani, Shpëtim Duro, Gentjan Mezani dhe Sefat Pajaziti, por edhe italianët Kristin Broki dhe Masimo Odo. Në takimin që zhvilloi në fundjavë me Igli Taren, Sinan Idrizi i ka kërkuar që të jetë “truri” i merkatos së vlonjatëve. Por, ka kërkuar sugjerime për lojtarë edhe nga Xhani De Biasi. Ish-trajneri i Kombëtares ka tashmë edhe një ofertë konkrete për të marrë drejtimin e Flamurtarit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular