HomeBotaPolicia urdhëron protestuesit të largohen nga qendra e Los Angeles! Guvernatori i...

Policia urdhëron protestuesit të largohen nga qendra e Los Angeles! Guvernatori i Kalifornisë sfidon Trump: Ejani më arrestoni!

spot_imgspot_img

Protestat kundër bastisjeve të emigrantëve në qytetin e Los Angeles kanë hyrë në ditën e tretë, ndërsa autoritetet kanë shpallur qendrën e qytetit si zonë të paligjshme tubimi. Policia ka urdhëruar protestuesit të largohen nga qendra e LA.

Situata është përshkallëzuar ndjeshëm, disa automjete janë djegur dhe janë raportuar akte plaçkitjeje. Një fotograf britanik ka mbetur i plagosur rëndë pasi është qëlluar me një plumb sfungjeri dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka reaguar përmes një deklarate të shkurtër, duke thënë: “Situata në LA duket shumë e keqe” dhe ka shtuar: “Sillni trupat!”.

Ai ka urdhëruar tashmë dislokimin e Gardës Kombëtare në qytet, veprim ky që është ndërmarrë pavarësisht kundërshtimit të guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, i është përgjigjur një kërcënimi për arrestim nga një anëtar i kabinetit të Trump.

“Cari kufitar i Trump po më kërcënon të më arrestojë sepse flas hapur. Ejani dhe më kapni, o djalë i fortë. Nuk më intereson fare. Kjo nuk do të më ndalojë të mbroj Kaliforninë”, shkruan ai në X.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular