HomeAktualitetPREKËSE/ Humbën jetën tragjikisht në aksidentin me motor në aksin Fier-Vlorë, të...

PREKËSE/ Humbën jetën tragjikisht në aksidentin me motor në aksin Fier-Vlorë, të afërmit realizojnë murale në përkujtim të dy djemve

spot_imgspot_img

Familjarë, miq dhe të afërt të Luan Llanajt dhe Tomor Mbratit kanë realizuar një murale në përkujtim të dy të rinjve të cilët humbën jetën në një aksident tragjik me motor më 1 qershor në Vlorë.

Për realizimin e saj kanë marrë pjesë edhe shokë të klasës, nxënës të shkollës Industriale Pavarësia ku dy të rinjtë mësonin çdo ditë.

Një murale në përkujtim të të ndjerëve Luan Llanaj, 19 vjeç, si dhe Tomor Mbrati, 17 vjeç. Shok dhe miq të viktimave, po punojnë tashmë prej disa ditësh, në përfundimin e kësaj vepre, në përkujtim të miqve të tyre. Ajo është realizuar me bojëra, në vendin ku dy të rinjtë humbën jetën.

Luan Llanaj, dhe Tomor Mbrati humbën jetën tragjikisht pasi po ktheheshin në shtëpi me motor, kur goditën një prej shtyllave të ndriçimit rrugor. Dy të rinjtë, më pas u përplasën në tokë, ku 19-vjecari Llanaj gjeti vdekjen në vend në mënyrë tragjike,. Ndërsa të miturit Mbrati iu dha ndihma e parë, u transportua në spitalin e Vlorës me shenja jete dhe më pas drejt Traumës në Tiranë, por pa mundur dot të shpëtojë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular