Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pritet të paraqitet sërish nesër në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në orën 10:00 të mëngjesit. Thirrja vjen në kuadër të hetimeve për kallëzimin penal të bërë ndaj tij nga gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka, e cila e akuzon për shpifje.
Ftesa zyrtare mban firmën e prokurorit të çështjes, Elvin Gokaj, dhe është konfirmuar nga vetë Berisha, i cili ka pohuar se do të paraqitet në SPAK.
Në rast të mungesës apo refuzimit për të bashkëpunuar me organin hetimor, ish-kryeministri përballet me pasoja të mëtejshme ligjore, sipas parashikimeve të Kodit Penal.