Adrian Bajrami do të jetë nesër i gatshëm për Kombëtaren e Shqipërisë kundër Letonisë. Trajneri Silvinjo e ka konfirmuar vendimin në konferencën e sotme për shtyp.
Kujtojmë se mbrojtësi i Benfikës ndodhej në tribunë në ndeshjen kundër Serbisë. Silvinjo ndërkohë kishte dhënë indicie pas ndeshjes së fundit, që do e përfshinte në transfertën e nesërme.
“Adrian Bajrami, ka bërë gjithë ciklin me të rinjtë te ne, kombëtaret e moshave. Mëngjarash, po bën këtë sezon te Benfika me ekipin e parë, ka luajtur pak, por po luan nga pak.
Mëngjarash me shumë forcë. Mendoj në të ardhmen të provoj atë, kështu është e ardhmja, mund të vijë shpejt. Por nesër është mes 23 lojtarëve që kemi për ndeshjen”, u shpreh Silvinjo pasi u pyet për 23-vjeçarin.
Mario Dajsinani, Adrion Pajaziti dhe Medon Berisha ishin tre lojtarët e tjerë, që e ndoqën ndeshjen me Serbinë nga tribuna. Pezullimi i Berat Gjimshitit bëri që të hapet një vend në listën me 23 lojtarë.