HomeBota“Rusia mund të sulmojë në 5 vitet e ardhshme”- Shefi i NATO-s...

“Rusia mund të sulmojë në 5 vitet e ardhshme”- Shefi i NATO-s thirrje për rritje të mbrojtjes perëndimore

spot_imgspot_img

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, theksoi sot nevojën për rritje të mbrojtjes perëndimore me qëllim parandalimin e kërcënimeve në rritje kundër NATO-s.

Gjatë deklaratës së tij, Mark Rutte lëshoi paralajmërim të ashpër për mundësinë e një sulmi rus brenda pesë viteve të ardhshme.

“Le të mos gënjejmë veten. Tani të gjithë po shikojmë nga krahu lindor. Rusia mund të jetë gati të përdorë forcën ushtarake kundër NATO-s brenda pesë viteve të ardhshme”, paralajmëroi ai.

Duke folur në Chatham House në Londër, ish-kryeministri holandez dhe shefi aktual i NATO-s, i cili u prit nga Keir Starmer, theksoi se aftësitë e mbrojtjes ajrore dhe raketore të Aleancës duhet të katërfishohen, ndërsa u bëri thirrje udhëheqësve të shteteve anëtare të bien dakord, në samitin e ardhshëm në Hagë, për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular