Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me mbështetjen e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) dhe e koordinuar nga Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QSHPZH) ka përgatitur “Planin Kombëtar të Veprimit për Moshën e Tretë, për periudhën 2025-2030”
Ashtu si në Francë apo Britaninë e Madhe, edhe në Shqipëri pritet që të mosha e tretë të ketë mundësinë për të realizuar ëndrrën universitare. Në Planin Kombëtar të Veprimit për Moshën e Tretë 2025-2030, shpaloset vendimi i qeverisë për krijimin e një Universiteti për ta. Tek ky i fundit është planifikuar që të studiojnë 80 persona në vit, për të cilët do jepen leksione të ndryshme.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me mbështetjen e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) dhe e koordinuar nga Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QSHPZH) e lidh këtë plan me përmirësimin e cilësisë së jetës për këtë kategori të rëndësishme të shoqërisë.
“Në këtë fazë të jetës, aktivitetet shoqërore kuptimplotë mund të përmirësojnë ndjeshëm shëndetin mendor, rrisin kënaqësinë nga jeta dhe cilësinë e jetës, ato gjithashtu mund të zvogëlojnë simptomat e depresionit,“- thuhet në programin arsimor.
“Universiteti i Moshës së Tretë është një organizatë arsimore unike, inovative dhe globale për njerëzit e moshës 50 vjeç e lart. Ai u ofron të rriturve të moshuar mundësinë për të vazhduar mësimin dhe zhvillimin e tyre personal në një shumëllojshmëri të gjerë aktivitetesh dhe lëndësh përmes studimit me kohë të pjesshme dhe ndërveprimit social dhe kohezionin social. Për të moshuarit, lidhja sociale është veçanërisht e rëndësishme për të reduktuar faktorët e rrezikut si izolimi social dhe vetmia. Në këtë fazë të jetës, aktivitetet shoqërore kuptimplotë mund të përmirësojnë ndjeshëm shëndetin mendor, rrisin kënaqësinë nga jeta dhe cilësinë e jetës, ato gjithashtu mund të zvogëlojnë simptomat e depresionit.
Shembuj të ndërhyrjeve përfshijnë nismat e miqësisë me komunitetin dhe grupet mbështetëse, trajnimin e aftësive sociale, grupet e arteve krijuese, shërbimet e kohës së lirë dhe arsimore dhe programet e vullnetarizmit. Universiteti ju ofron mundësi për të mësuar gjatë gjithë jetës, ndërveprim social dhe pjesëmarrje në komunitet. Kurset do të krijohen nga anëtarët për anëtarët dhe mbulojnë një gamë të gjerë interesash, duke përfshirë artet, profesionet, gjuhët, historinë, shkencën, filozofinë, çështjet aktuale dhe më shumë,” shtohet më tej.