HomeSportArtan Hoxha: “Silvinjo e ka humbur sensin e realitetit. Ia dha penalltinë...

Artan Hoxha: “Silvinjo e ka humbur sensin e realitetit. Ia dha penalltinë lojtarit që ka dy muaj pa luajtur. Pse nuk caktoi për penalltinë, Asllanin?!”

spot_imgspot_img

Nga Artan Hoxha-

Për fat të keq humbëm një rast të madh për ta mundur në fushën e lojës Serbinë për herë të parë në histori dhe për t’i dhënë vetes një mundësi për të shkuar në botërorin amerikan.

Përgjegjësi kryesor ishte trajneri Silvinjo. Një trajner i madh duket te detajet.

Trajneri ynë e ka humbur guximin dhe magjinë që na çoi në Euro 2024.

Silvinjo ka prishur tashmë edhe rregullat që i vendosi vetë ne fillim dhe korri sukses me to.

1)- Luajnë gjithnjë lojtarët më në formë.

2)-Luajnë lojtarët që janë stabël në skuadrën e vet dhe jo ata të cilët kanë përfunduar në stol.

3)-Luajnë lojtarët që djersitin më fortë në stërvitje.

4)-Penalltinë e godet lojtari që ka më shumë vetbesim dhe ka dëshmuar siguri dhe saktësi në kombëtare dhe në skuadrën e vetë.

Sivinjo mbajti në fushë Rey Manaj edhe pse ka dy muaj pa luajtur në skuadrën e vetë, Sivaspor, e cila u rrëzua nga kategoria në Turqi.

Silvinjo vendosi në formacion startues Manaj, i cili nuk u stërvit për disa ditë me radhë për shkak të një helmimi.

Silvinjo e mbajti në lojë Manajn edhe pse e shikonte, që po humbte çdo duel me topat në ajër me mbrojtësit serb.

Silvinjo e lejoi Manajn të ekzekutonte 11-metërshin, kur ai ka humbur penallti në kampionatin turk me skuadrën e vetë, ndërkohë Asllani u kthye në ekzekutuesin kryesor në ndeshjet e fundit të Inter në Seria A.

Si është e mundur, që lojtari, i cili gjuan penalltitë me saktësi 100% te finalisti i Champions League, nuk mund të gjuajë penalltitë te skuadra kombëtare?!

Ndërrimet e Silvinjos u bënë me vonesë. Daku duhej të ishte në fushë nga fillimi.

Hoxha ka muaj, që e ka humbur vendin në formacionin e Dinamo Zagreb.

Uzuni luan në çdo ndeshje me skuadrën e tij në SHBA. Duhej të ishte startues në vend të Hoxhës.

Barazimi i sotëm, përveç se na hoqi mundësinë e një fitore historike kundër Serbisë, të cilën e dëshironim aq shumë, na ka ulur ndjeshëm shanset për të shkuar në botëror. Kjo është e vërteta edhe pse e hidhur.

Ky barazim dhëmb më shumë prej faktit se ishim skuadra më e mirë në fushë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular