HomeOP EDZgjedhjet në Shqipëri: Rama ja heq Lenës, Berisha ja vë Prenës!

Zgjedhjet në Shqipëri: Rama ja heq Lenës, Berisha ja vë Prenës!

spot_imgspot_img

Nga Neritan Vladi
Prej një muaji vazhdon një debat publik, por edhe mes qytetarëve; zgjedhjet e 11 majit ishin një farsë e organizuar nga Rama, i blenë dhe u trafikuan prej tij, apo ato thjesht i humbi Opozita dhe posaçërisht Berisha në krye të PD?

Ky debat dhe kjo pyetje i ka ndarë opinionet në dy fronte të kundërta. Në mes nuk ka, ose ekzistojmë pak zëra publik kundër të dyja rrymave. E vërteta në fakt gjendet përtej “ramistëve” dhe berishistëve”, të cilët e nbajnë pushtetin në partitë e tyre, pikërisht përmes gjysmë të vërtetave: Po, zgjedhjet u manipuluan, u blenë, u imponuan, u inxhinieruan me “ligj” e pa ligj nga mazhoranca…por njëkohësisht, edhe u humbën thellë nga Sali Berisha.

Në këtë situatë ka një pyetje tjetër esenciale për opozitarët dhe veçanërisht anëtarët dhe simpatizantët e PD; A mundet dot që të fitojë opozita në këtë gjendje që është, edhe nëse paralizohet abuzimi i qeverisë në procese zgjedhore? Dhe më tej; Nëse procesi i 11 majit bie, OSBE, BE dhe SHBA kërkojnë ripërsëritjen e zgjedhjeve pas disa muajve, a mundet dot kjo PD, kjo opozitë të rrëzojë me votë të pastër mazhorancën e kalbur në korrupsion dhe të zhytur në procese në SPAK?

Përgjigjja është një JO e madhe. Sepse pa u vetëpastruar, pa u reformuar dhe pa ju rikthyer vlerave morale- politike, kjo lloj opozite, vetëm mund të ngushtojë diferencën katastrofike të humbjes.

Kjo nuk ju mjafton demokratëve, por mbi të gjitha nuk ju mjafton dhe as që ju duhet shqiptarëve. Shqipëria ka nevojë për një opozitë në kontrast të plotë me qeverinë e korruptuar.

Nëse mbetemi te skema se kush është më i korruptuar Rama apo Berisha dhe cila është e keqja më e vogël PS apo PD, atëherë gjithmonë do kemi “mazhorancën që duam” të Ramës dhe “PD-në që duam” të Berishës. Por shqiptarëve dhe Shqipërisë u duhet urgjentisht Opozita që Duhet, e cila prodhon njëkohësisht edhe qeverinë, (madje dhe PS-në) që Duhet.

Nëse bëhet fjalë vetēm për fatin politik dhe penal të Rama-Berishës dhe enturazheve të tyre, atëherë zgjedhjet e 11 majit me farsë a pa farsë, të njohura apo të rrëzuara, nuk ndryshojnë asgjë për shqiptarët, demokratët dhe socialistët e ndershëm.

Kur je bashkë në fatin tënd politikë dhe penal, bashkë do jesh edhe kur voton këtë Kod Zgjedhor kriminal, bashkë je edhe kur komisionierët dhe numëruesit e PS dhe PD bëjnë kërdinë me tjetërsimin e votës duke ja hequr njërit e vënë tjetrit dhe në fund, të gjithë pa përjashtim firmosin për “proces të rregullt”. Pra zgjedhjet e 11 majit ishin: Rama ja heq Prenës, Berisha ja vë Lenës!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular