HomeAktualitetE TRISHTË/Shqiptari rrezikoi jetën për t'i shpëtuar nga mbytja, dy fëmijët në...

E TRISHTË/Shqiptari rrezikoi jetën për t’i shpëtuar nga mbytja, dy fëmijët në Greqi në vdekje klinike, gjesti PREKËS i prindërve

spot_imgspot_img

Lajm i trishtë nga Greqia! Dy fëmijët e mitur, përkatësisht 13 dhe 14 vjeç që ranë në lumin Arachthos në Arta të Greqisë, kanë humbur çdo shpresë për të mbijetuar, pasi mjekët konfirmuan se të miturit kanë hyrë në gjendje të vdekjes klinike. E vetmja gjë që i mban në jetë janë pajisjet mjekësore.

Në këto rrethana tragjike, prindërit kanë marrë vendimin e dhimbshëm, por fisnik: të dhurojnë organet e fëmijëve të tyre për të shpëtuar jetë të tjera. Dy të miturit u nxorën nga lumi pa ndjenja nga shqiptari Ledian Goga, i cili u hodh në ujë pa hezitim dhe arriti t’i nxjerrë.

Pas një reanimacioni intensiv, ata u dërguan në një spital në Patra, por dëmtimet në tru dhe mungesa e oksigjenit për më shumë se një orë rezultuan fatale.

Në vendin ku ndodhi tragjedia, miqtë e tyre kanë vendosur lule dhe mesazhe prekëse, duke i quajtur ata “heronj që do të kujtohen përgjithmonë”.

E TRISHTË/ Shqiptari rrezikoi jetën për t'i shpëtuar

“Do t’ju kujtojmë përgjithmonë, ikët si heronj. Shoqëria juaj”, thuhet në shënimin e lënë nga miqtë e fëmijëve të pafat në vendin e tragjedisë.

Kujtojmë se shqiptari Levian Goga nxitoi në vendngjarje, i cili pa menduar dy herë u zhyt në lumin Arachthos dhe arriti t’i nxjerrë fëmijët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular