HomeSocialeSi rankohen bashkitë sipas performancës? - RAPORTI: Kamza sërish në top listë....

Si rankohen bashkitë sipas performancës? – RAPORTI: Kamza sërish në top listë. Si renditet të tjerat…

spot_imgspot_img

Bashkitë në vend përgjatë gjithë vitit janë edhe në një “garë” të padukshme për performancën më të mirë. Por cila nga ato ka kryesuar?

Raporti i auditimit i hartuar nga Ministria e Financave, del në konkluzionin se sa i takon rankimit të Bashkive qendër qarku, në total vlerësohen me 68 pikë nga 72 gjithsej.

Ndërsa në veçanti, nëse shohim listën e bashkive qendër qarku, në vendin e parë për vitin 2024 është Bashkia Korçë me 49 pikë, e ndjekur nga Bashkia Shkodër me 47.5 pikë, bashkia Durrës me 47 pikë, ndjekur nga Kukësi dhe Gjirokastra.

Listën e 12 bashkive më të mëdha e mbyll  Dibra, Elbasani dhe Berati që kanë regjistruar rënie të perfomancës.

Sa i takon njësive të tjera të vetëqeverisjes vendore, nëse do të marrim në konsideratë Bashkitë, në top listë rankohen Devolli, Mirdita, Kamza dhe Lushnja dhe në fund të saj Skrapari, Delvina dhe Konispoli.

Njësitë shpenzuese me buxhet të madh mbeten në fokus të vlerësimit të sistemit të kontrollit të brendshëm dhe monitorimit të performancës së veprimtarisë së tyre edhe përgjatë vitit 2024.

Sa i takon analizës së bërë në 13 njësi shpenzuese me buxhet të madh, Garda e Republikës renditet në vendin e parë, e ndjekur nga Agjencia per Zhvillimin Bujqësor dhe Rural dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, të cilat kanë pasur edhe perfomancë në rritje.

Ndërsa me performancën më të dobët rezulton Qendra Universitare Spitalore “Nënë Tereza”, Spitali Universitar i Traumës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve

Ranikimi merr në konsideratë gjenerimin e të dhënave për 18 tregues performance mbi planifikimin, zbatimin dhe ekzekutimin e buxhetit, si dhe mbi treguesit për implementimin e sistemeve të kontrollit të brendshëm dhe auditimit të brendshëm.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular