HomeAktualitetHetim për amnistinë PD-PS/Të burgosurit ankohen edhe një vit më pas, Avokati...

Hetim për amnistinë PD-PS/Të burgosurit ankohen edhe një vit më pas, Avokati i Popullit letër Prokurorisë dhe KLGJ-së

spot_imgspot_img

Përmes një shkrese, Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, ka njoftuar prokurorin e përgjithshëm dhe këshillin e lartë gjyqësor, se të burgosurit kanë vazhduar ti ankohen edhe një vit pasi amnistia penale e cila u miratua ne votat e PS dhe PD, ka përfunduar efektet. Rekomandimi mban datën 10 qershor 2025 dhe në të sillet në vëmendje shqetësimi i të dënuarve mbi mos zbardhjen e vendimeve në kohë, çka ka sjellë një kontroll të Avokatit të Popullit edhe ndaj akuzës.

Në fund zonja Ballnaca thotë se është zbuluar që edhe prokurorët kanë mbajtur qëndrime të ndryshme mbi amnistinë. Si raste tipike Avokatja e Popullit ka sjellë ato të shtetasve të burgosur Aleks Garunja, Pashk Koladhe Silvan Bojaxhiu.

Avokati i Popullit si institucion ka administruar dhjetëra ankesa, ndaj dhe në përfundim kërkon që Prokuroria e Përgjithshme të informojë nëse janë marrë masa për harmonizimin e praktikave mbi vendimet penale shpallur para 31 marsit 2024, dhe nëse vendimet janë njoftuar tej afateve të amnistisë

Edhe ILD nisi në atë kohë inspektim mbasi pati ankesa për zvarritje të vendimeve, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Avokatja e popullit thekson në shkresën që TCH disponon se akuza qendrore dhe KLGJ duhet të angazhohen për të gjetur përgjegjësit për çdo rast kur të burgosurve u është shkelur e drejta e amnistisë.

Zonja Ballanca kujton se me gjithë problematikat që kalon sistemi i drejtësisë që kanë sjellë zvarritje, kjo nuk mund të cenojë të drejtat themelore  të individit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular