Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Skenderaj, ka marrë një çmim të veçantë nga i biri me rastin e ditës së baballarëve.
Në rrjetet sociale ai publikoi një foto ku shfaqet me djalin e tij Duam, i cili i ka dhuruar të atit një certifikatë simbolike që e shpall atë si “babain më të mirë në botë”.

Në postimin e tij Alban Skenderaj shkruan: “Merr çmime sa të duash, po asnjë nuk ia kalon këtij lloj çmimi! 😍 Janë momentet që do kujtojmë nga kjo jetë!”
Kujtojmë se Alban Skenderaj dhe Miriam Cani janë prindër të një vajze dhe një djali, Amelisë dhe Duam.






