HomeKryesoreKreu i SPAK Altin Dumani priti në takim me zv/presidenten e policisë...

Kreu i SPAK Altin Dumani priti në takim me zv/presidenten e policisë gjermane: Në fokus forcimi i bashkëpunimit kundër krimit të organizuar

spot_imgspot_img

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Altin Dumani, mirëpriti Zëvendëspresidenten e Policisë Kriminale Federale të Gjermanisë, Martina Link.

Takimi u përqendrua në forcimin e bashkëpunimit kundër krimit të organizuar, me fokus luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike.

Dumani theksoi rëndësinë e ndihmës së ndërsjelltë në kohë reale dhe angazhimin e SPAK për të intensifikuar bashkëpunimin, veçanërisht në sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive me origjinë kriminale.

Link vlerësoi skuadrat e përbashkëta hetimore si një model suksesi në bashkëpunimin mes SPAK dhe autoriteteve gjermane të zbatimit të ligjit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular