HomeAktualitetRregullat e reja/“Lekët e ashensorit me detyrim”, Mazniku: Administratori do të marrë...

Rregullat e reja/“Lekët e ashensorit me detyrim”, Mazniku: Administratori do të marrë një numër Nipt-i

spot_imgspot_img

Qeveria ka miratuar një ligj të ri për bashkëpronësinë me të cilin synon të forcojë rregullat për të pasur një menaxhim të mirë të pronës së përbashkët, si dhe më shumë mundësi për riparime apo rinovime që nga ashensorët e deri tek rregullimet e fasadave.
Arbjan Mazniku, ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku foli për bashkëpronësinë dhe rregullat e reja të të jetuarit në pallate.

Mazniku shpjegoi se si do të ndryshojë cilësia e jetës falë këtij ligji, ku theksoi se banorët do të kenë elementë bashkëpronësie edhe në tavanet, fasadat, etj.

Në vitin ‘92 kur ndodhi privatizimi, banorët në mendjen e tyre blenë apartamentin, por fasada, soleta, hapësira e përbashkët, ngeli ende e komunales. Ajo ka sjellë një probleme. Ne jemi të qartë si shoqëria për atë që është private, po ashtu jemi të qartë për ato gjëra që janë publike, por jemi më pak të qartë të atyre gjërave që janë të përbashkëta. Njerëzit kanë element bashkëpronësie.”, u shpreh Mazniku.

Po ashtu ai foli për përfitimet ku tha se “Elementi i dytë që sjellë është që ligji krijon detyrimin që bashkia të krijojë librin e bashkëpronësisë. Njerëzit thonë ‘pse ti paguaj unë këto leke?’. Ato që administrohen janë më të pastra, riparohen më shpesh, aplikojnë në projektet e bashkisë. Ata që e bëjnë thonë që është rritur cilësia e jetës“.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, shpjegoi sonte në “Top Story” rregullat e reja, që do të legjitimojnë administratorët e pallateve dhe do t’i bëjnë pagesat mujore të detyrueshme me ligj!

Do të krijojmë së pari një listë me administratorët, se ka qenë një person që ligji e njihte, por kur dikush nuk donte t’i jepte paratë, nuk kishte çfarë të bënte.

Administratori merr një numër Nipt-i pranë institucioneve dhe kështu ka mundësi të xhirojë një faturë, që është një titull ekzekutiv. Nuk ka më nevojë të thotë s’të jap çipin nëse nuk bën pagesën mujore. Ajo faturë mban disa elementë, është detyrim fiskal për t’u paguar nga qytetari”, tha Mazniku.

Sipas tij, administratori i pallatit do të ketë mundësi të hapë edhe një llogari bankare, ku përveç kostove mujore për pastrimin, ashensorin apo shërbime të tjera në pallat, të ruajë edhe një fond rezervë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular