Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një spital në provincën e Vareses, Itali, ku një burrë 91-vjeçar qëlloi për vdekje gruan e tij të sëmurë dhe më pas i dha fund jetës.
Sipas raportimeve të mediave italiane, i moshuari kishte hyrë në ambientet e spitalit me një armë zjarri të fshehur dhe kishte shkuar në dhomën ku ndodhej bashkëshortja e tij, e shtruar për trajtim. Aty ai kreu aktin tragjik duke e qëlluar fillimisht atë dhe më pas duke u vetëvrarë.