HomeKronikeDel me kusht nga burgu pas një viti i riu nga Korça...

Del me kusht nga burgu pas një viti i riu nga Korça që e dënuan “pse u martua me 13-vjeçaren dhe u bë baba”

spot_imgspot_img

Gjykata e Korçës shpalli fajtor 21-vjeçarin Dritson Kurti por ai u lirua dhe do të jetë në shërbim prove për një periudhë 5-vjeçare

I riu 21 vjeçar u arrestua vitin e kaluar, pasi bashkëjetuesja e tij në atë kohë 13-vjeçare solli në jetë një fëmijë.

Kurti u dënua për veprën penale “marrëdhënie seksuale me të mitur”, pas kërkesës së Prokurorisë pranë Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë, e cila kërkoi shpalljen fajtor të tij dhe dënimin me 7 vite burg ndërsa më aplikim të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul në 4.8 vite.

HISTORI NJERËZORE: Del me kusht nga burgu pas një viti i riu nga

Po vetë organi i akuzës i kërkoi gjykatës pezullimin e ekzekutimit të vendimit me burg dhe vendosjen e Kurtit në shërbim prove për 5 vite.

Pala mbrojtëse pretendoi pafajësinë, duke argumentuar se marrëdhënia ishte pjesë e traditës së komunitetit rom, ndërsa gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë.

Lirimi i 21-vjeçarit nga burgu është pritur me emocione nga gjyshja, bashkëshortja dhe vetë Dritson Kurti.

HISTORI NJERËZORE: Del me kusht nga burgu pas një viti i riu nga

Pas 9 muajsh në burg, i riu nga komuniteti rom mori në krah dhe puthi për herë të parë fëmijën e tij.

Gjatë 5 viteve të periudhës së shërbimit të provës, 21-vjeçari Dritson Kurti nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale.

Në të kundërt, ai do të përballet sërish me drejtësinë, përfshirë edhe vuajtjen e dënimit të pezulluar gjatë kësaj kohe.

Avokati i Dritson Kurtit, Enea Cenko, u shpreh se klienti i tij nuk është i kënaqur me vendimin e Gjykatës së Korçës, pasi sipas tij, Kurti duhej të shpallej i pafajshëm.

“Gjykata e Korçës ka miratuar kërkesën e organit të akuzës duke zbatuar nenin 59 të Kodit Penal. E ka dënuar me 5 vite shërbim prove. Duhet theksuar se ky vendim nuk na kënaq, sepse unë vazhdoj të deklaroj që Dritson Kurti është i pafajshëm,” tha Cenko.

Ai theksoi se çështja nuk është ngritur me kallëzim nga bashkëjetuesja e mitur, por si procedim i nisur kryesisht nga prokuroria.

“Dua ta ritheksoj këtë, sepse nuk duhet të kënaqemi me nenin 59. Një pjesë e mirë e këtij komuniteti të nderuar në Shqipëri – që punojnë, respektojnë kulturën dhe njerëzit – kanë tradita ku martesa bëhet që në djep. Baballarët lidhen me njëri-tjetrin dhe martojnë fëmijët që të vegjël. Kjo është kultura e tyre dhe duhet ta respektojmë. Gjithsesi, kjo është një mundësi që Dritsoni t’i bashkohet familjes, të jetë pranë vajzës së tij të mitur, të cilën ende nuk e ka gëzuar plotësisht,” vijoi avokati.

Më tej, Cenko paralajmëroi ndjekjen e çështjes në instancat ndërkombëtare:

“Do të konsultohem me Dritsonin dhe, nëse vendosim ta ndjekim më tej këtë proces, unë do ta çoj çështjen deri në Gjykatën e Strasburgut për të kërkuar pafajësinë e tij të plotë. Ai është i pafajshëm. 70-80% e këtij komuniteti ndodhen në të njëjtat kushte,” përfundoi ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular