Në përfundim të samitit të G7 në Kanada, liderët e ekonomive më të mëdha botërore lëshuan një deklaratë të përbashkët në të cilën ritheksojnë mbështetjen për sigurinë e Izraelit dhe kërkojnë një zgjidhje paqësore për konfliktin në Gaza.
“Ne, liderët e G7, ritheksojmë përkushtimin tonë për paqe dhe stabilitet në Lindjen e Mesme.
Në këtë kontekst, afirmojmë se Izraeli ka të drejtën të mbrohet dhe përsërisim mbështetjen për sigurinë e tij.
Theksojmë rëndësinë e mbrojtjes së civilëve.
Irani është burimi kryesor i paqëndrueshmërisë dhe terrorit në rajon.
Ne kemi qenë të qartë se Irani nuk duhet të zotërojë kurrë armë bërthamore.
U bëjmë thirrje të gjitha palëve që zgjidhja e krizës iraniane të çojë në de-përshkallëzim të konfliktit, përfshirë edhe një armëpushim në Gaza.
Jemi të përgatitur të koordinohemi me partnerë me të njëjtat qëndrime për të mbrojtur stabilitetin në tregjet ndërkombëtare të energjisë.”