Analisti Indrit Sefa, i ftuar në emisionin “Real Story” komentoi procesin e rinumërimit të votave në katër qarqe e vendit.
Partia Demokratike kërkon “farsën” elektorale si dhe “trenin bullgar”, por këto realitetet duken se ekzistojnë vetëm në kokën e doktorit dhe jo në kutitë e votimit, siç prretendohet.
Sipas Sefës, mund të këtë gabime të vogla, por këto shifra janë të papërfillshëm dhe nuk ndikojnë në rezultat.
“Administrata zgjedhore nuk është më e trajnuara e mundshme. Nuk kemi administratë të depolitizuar, kemi njerëz që i vendosim aty ditën e fundit, as nuk i trajnojmë. Ligji parashikon që trajnimi duhet të fillojë 30 ditë para. Patjetër, treni bullgar, është treni i Sali Berishës për të mbajtur vendin e kryetarit, nuk ka asgjë tjetër. Treni është pjesë e imagjinatës kolektive”, tha ai.
Ai shtoi se ditën e zgjedhjeve nuk vidhen zgjedhjet, siç pretendon Partia Demokratike.
“Nuk vidhen zgjedhjet ditën e zgjedhjeve, para hajde dhe të flasim, sepse ka ndikime. A ndikojnë këto situata për ndryshim rezultati, për mua ndikojnë në një përqindje të vogël, por jo në rezultat”, theksoi ai.