Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço, në një intervistë në një emision televiziv u ndal te pretendimet dhe akuzat e pretenduara nga opozita për manipulim masiv të zgjedhjeve, që e quajnë “tren bullgar”.
Gjatë fjalës së tij, Karamuço shpjegoi se të realizosh këtë formë të manipulimit masiv nuk është e thjeshtë, dhe është e pamundur në një qendër votimi, ndërsa nënvizoi se në rast se do të kishte një situatë të tillë “tren bullgar” do të kishte prova pa fund.
“Nuk është e lehtë të realizosh trenin bullgar. Ky proces nuk bëhet pa mbyllur sytë komisionerët dhe vëzhguesit sepse të gjitha lëvizjet mund të sillnin dyshim dhe kjo histori do prodhonte prova pa fund. U kap në Bullgari sepse u bë trashë…Këta që flasin për këtë trenin bullgar, para shumë vitesh janë marrë me varrezat…Janë të njëjtët njerëz që sot flasin për trenin bullgar, kjo bëhet për shtyrje numërimi dhe njëlloj heshtje për ta çuar vendin që në javën e parë të shtatorit të kemi zgjedhje të parakohshme vendore.
Nga ana tjetër analisti Arben Meçe po ashtu tha se është e pamundur që “treni bullgar” të jetë realizuar, duke shtuar se edhe telefoni nuk lejohej të nxirrej.
“Sot është e pamundur për të rast sepse edhe telefonin nuk e nxjerr dot. Dhe tjetra kur ky është veprim masiv, dhe del zbuluar. Një gjë të tillë duhet ta harrojnë”, tha ai.