HomeAktualitetMurtaja e deleve dhe dhive në alarm: Tregjet mbyllen, ndalohet lëvizja e...

Murtaja e deleve dhe dhive në alarm: Tregjet mbyllen, ndalohet lëvizja e kafshëve

spot_imgspot_img

Zëvendësministri i Bujqësisë, Arjan Jaupllari, ka paralajmëruar qytetarët dhe fermerët të mos blejnë dele apo dhi në tregje, sepse ato janë të mbyllura dhe çdo lëvizje e kafshëve është e ndaluar. Ai thekson se kafshët që shiten tani, me çmime të ulëta, janë të dyshuara si të sëmura dhe kontrabandë.

Veterineri Xhelil Koleci thotë se shumë kafshë mund të jenë të infektuara me murtajë edhe pa treguar shenja të sëmundjes, por ato mund ta përhapin virusin tek të tjerat.

Murtaja e deleve dhe dhive po përhapet me shpejtësi, dhe zgjidhja më e mirë për momentin është izolimi i tufave. Vaksinimi është një plan rezervë, por nuk mund të përdoret lehtësisht, sepse pas vaksinës nuk dihet nëse sëmundja është zhdukur apo thjesht nuk po shfaqet për shkak të vaksinimit. Për më tepër, vendimi për përdorimin e vaksinës nuk merret nga veterinerët apo ministria, por nga Bashkimi Europian.

Ndërkohë, nuk është marrë ende një vendim për ndihmë ekonomike ndaj fermerëve që kanë humbur kafshët për shkak të murtajës. Sipas zv/ministrit Jaupllari, kjo sëmundje nuk parashikon kompensim automatik, por qeveria po shqyrton mundësi mbështetjeje.

Për të ndalur përhapjen, janë angazhuar edhe forca nga ministria e Brendshme dhe ajo e Financave. Kontrollet janë shtuar në dogana dhe rrugët kryesore, ku inspektorët janë në terren 24 orë në ditë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular