HomeSocialeEkspertët paralajmërojnë: Murtaja e ruminantëve mund të zhduket për dy muaj, nëse...

Ekspertët paralajmërojnë: Murtaja e ruminantëve mund të zhduket për dy muaj, nëse fermerët zbatojnë rregullat

spot_imgspot_img

Murtaja e ruminantëve, sëmundja që po prek bagëtinë e imët në disa zona të Shqipërisë, mund të zhduket brenda vetëm dy muajsh. Kjo është e mundur vetëm nëse fermerët tregohen të ndërgjegjshëm dhe ndjekin me përpikëri masat parandaluese. Eksperti i sëmundjeve epidemiologjike veterinare në Greqi, George Valiakos, thotë se mënyra më efektive për ta ndalur përhapjen e infeksionit është ndalimi i menjëhershëm i tregtisë dhe lëvizjes së deleve dhe dhive.

Ai sjell shembullin e Greqisë, ku falë bashkëpunimit mes veterinerëve dhe fermerëve, u arrit të kontrollohej përhapja e sëmundjes me masa të thjeshta, por të menjëhershme. Në vendin fqinj, përhapja ishte e madhe, por asgjësimet e kafshëve ishin të pakta pikërisht sepse reagimi ishte i shpejtë dhe i koordinuar.

Valiakos thekson rëndësinë e gjurmimit të të gjitha fermave të prekura dhe izolimin e menjëhershëm të rasteve. Ai shton se temperaturat e larta në këtë periudhë mund të ndihmojnë në zhdukjen më të shpejtë të virusit, por paralajmëron se situata mbetet shumë serioze dhe nuk duhet të merret lehtë nga askush. Sipas tij, neglizhenca në këtë fazë do të kishte pasoja të rënda për gjithë sektorin blegtoral.

Eksperti grek thotë se, ndonëse ekziston mundësia e vaksinimit për të luftuar sëmundjen, kjo nuk është një rrugë e këshillueshme për Shqipërinë. Ai argumenton se vaksinat e disponueshme nuk ofrojnë cilësi të lartë dhe përdorimi i tyre do të ndikonte negativisht në tregtinë ndërkombëtare, duke e mbajtur vendin jashtë tregut të Bashkimit Europian për produktet me origjinë shtazore për shumë vite. Sipas tij, rruga e vetme është gjurmimi dhe eliminimi i kafshëve të infektuara, si dhe raportimi në kohë nga ana e fermerëve te veterinerët.

Valiakos bën thirrje që qeveria shqiptare të hartojë menjëherë politika mbështetëse për fermerët e prekur nga kjo sëmundje. Ai kujton se në Greqi, pasi zonat u pastruan nga virusi, fermerët u subvencionuan me nga 200 euro për çdo kafshë të humbur, si dhe iu sigurua ushqimi blegtoral për të mbajtur në këmbë aktivitetin e tyre.

Sipas tij, është jetike që fermerët të mos ndihen të braktisur në këtë situatë, por të mbështeten që të mos humbin gjithçka. Në fund, ai thekson se përhapja e sëmundjes në Shqipëri ka ardhur si pasojë e tregtisë ilegale të kafshëve, kryesisht nga Rumania, ku kafshët futen pa dokumentacion dhe pa numër matrikulli, duke rrezikuar gjithë sektorin blegtoral shqiptar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular