Këshilli i Ministrave në mbledhjen e kësaj së enjteje ka miratuar vendimin për caktimin e Ministrisë së Financave si përfaqësuese e shtetit shqiptar në cilësinë e aksionarit të parë të shoqërisë “Banka Shqiptare e Zhvillimit”.
Sipas vendimit, Ministria e Financave do të përfaqësojë shtetin si pronar i 100% të aksioneve të kësaj banke dhe do të ndjekë të gjitha procedurat e mëtejshme të përcaktuara në ligj.
Vendimi:
CAKTIMIN E MINISTRISË SË FINANCAVE SI PËRFAQËSUESE TË SHTETIT SHQIPTAR NË CILËSINË E AKSIONARIT TË PARË TË SHOQËRISË “BANKA SHQIPTARE E ZHVILLIMIT”, SH.A.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 6, të ligjit nr.23/2025, “Për Bankën Shqiptare të Zhvillimit”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Caktimin e Ministrisë së Financave si përfaqësuese të shtetit shqiptar në cilësinë e aksionarit të parë të shoqërisë “Banka Shqiptare e Zhvillimit”, sh.a.
2. Ministria e Financave përfaqëson shtetin si pronar të 100% të aksioneve të shoqërisë “Banka Shqiptare e Zhvillimit”, sh.a.
3. Ngarkohet Ministria e Financave për ndjekjen e procedurave të mëtejshme, në zbatim të ligjit nr.23/2025, “Për Bankën Shqiptare të Zhvillimit”.
4. Ngarkohen Ministria e Financave dhe shoqëria “Banka Shqiptare e Zhvillimit”, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.