HomePolitike“Reformat e integrimit për 2030-ën”, BE thirrje klasës politike për bashkëpunim! Eurodeputeti...

“Reformat e integrimit për 2030-ën”, BE thirrje klasës politike për bashkëpunim! Eurodeputeti Tarquinio: Në vitin 2027 presim mbylljen e negociatave

Bashkimi Europian apelon klasën politike shqiptare që të bashkëpunojnë për reformat integruese të vendit. Thirrja iu drejtua dje në Strasburg përfaqësuesve të PD-së dhe PS-së në mbledhjen dy ditore e Komitetit të Stabilizim-Asocimit mes Parlamentit Europian dhe Shqipërisë.

Cristina Guarda, anëtare e delegacionit të Komisionit Europarlamentar për Asociimin BE-Shqipëri, mirëpriti përpjekjet dhe reformat e ndërmarra në luftën kundër korrupsionit, por shprehu shqetësim lidhur me problemet ligjore dhe shkeljen e të drejtave për azil në marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë. Kurse eurodeputeti, Marco Tarquinio u shpreh: Në dialektikën e fortë që karakterizon marrëdhënien mes të dyja forcave politike shqiptare ka një element që i bashkon, qëllimi për integrimin e shpejtë të vendit në BE. Në vitin 2027 presim mbylljen e negociatave dhe më pas do të duhen edhe dy vite për anëtarësimin e plotë. Prandaj kemi një përgjegjësi të përbashkët për ta arritur këtë objektiv”, tha eurodeputeti, Marco Tarquinio.

Sipas tij “është synimi i përbashkët gjëja më e rëndësishme dhe kjo e bën të fortë marrëdhënien dhe të ardhmen tonë. Këtu në PE, partitë e ndryshme politike, nuk shikojnë dallimet, por të përbashkëtat. Ne duhet t’i mbajmë sytë te horizonti 2027-2030″. Pavarësisht kësaj deklarate të drejtuesit të delegacionit të Parlamentit Evropian, Strasburgu u kthye sërish në arenë debati për Shqipërinë, ku akuzat politike i dhanë ton ditës së dytë të mbledhjes së 19-të të Komitetit të Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe BE-së.

Akuza e parë, erdhi nga eurodeputeti Fredi Beleri, që nuk e ka harruar betejën 2 vite më parë me drejtësinë shqiptare. Për të, sistemi ligjor në Shqipëri është një skenë kukullash ku fijet i tërheq qeveria. “Në Shqipëri sistemi i drejtësisë është i kapur nga ata persona që po përpiqen ta reformojnë atë. Qeveria përmes procesit të vetingut, i cili kontrollon gjyqtarët potencialë, e kanë lënë sistemin me të njëjtat gabime apo mangësi si para reformës. Drejtësia është përdhosur në zgjedhjet e fundit. Ne duhet të kemi zgjedhje të lira dhe të drejta. Thuajse në çdo rajon të Shqipërisë ka një përfaqësues të krimit të organizuar në parlament”,-tha Beleri. Replikën e mori nga bashkëdrejtuesi i takimit, socialisti Toni Gogu.

“Zoti Beleri për shkak se më përmendët emrin më duhet të bëj një sqarim të shkurtër se të gjithë pretendimet e situatës së zgjedhjeve janë duke u shqyrtuar nga autoriteti kushtetues i pavarur KQZ dhe gjykatat si Kolegji Zgjedhor. Besimi që kemi në ato institucione që kemi ndërtuar së bashku me PE me shumë mund në 30 vitet e fundit, sidomos në 10 vitet e fundit përmes reformës madhore në drejtësi, besoj se duhet të mbetet i paprekur dhe ju siguroj që në fund fare vullneti i popullit shqiptar në ato kuti që po rinumërohet, do të jetë i patjetërsueshëm”,-theksoi Gogu.

Edhe në këtë mbledhje nuk u arrit miratimi i një rezolute të përbashkët mes përfaqësuesve të PSsë dhe atyre të PD-së, pavarësisht ndërmjetësimit të eurodepurtetëve. Mbledhja e jashtme e Komitetit të Stabilizim-Asocimit dhe Bashkimit Europian do të zhvillohet në Tiranë në fund të muajit tetor

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular