HomeKronikeGruaja 72-vjeçare në hetim për dhënie parash me fajde, sekuestrohen 500 mijë...

Gruaja 72-vjeçare në hetim për dhënie parash me fajde, sekuestrohen 500 mijë euro

Një grua 72-vjeçare, pronare e një pike këmbimi valutor në Tiranë, po hetohet penalisht në gjendje të lirë, pasi dyshohet se është përfshirë në një skemë të pastrimit të parave dhe huadhënies jashtë sistemit bankar.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, gjatë operacionit “Hidden Funds”, u zbulua se në subjektin në pronësi të saj depozitoheshin shuma të mëdha parash të padeklaruara nga persona të ndryshëm. Këto fonde më pas përdoreshin për të dhënë hua me interesa të larta, jashtë kuadrit ligjor dhe pa mbikëqyrje bankare.

Policia bëri të ditur se ka sekuestruar rreth 500,000 euro, të dyshuara si të përfituara nga veprimtari kriminale. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, e cila po ndjek hetimet për zbardhjen e plotë të rrjetit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Hetimet po vijojnë nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me autoritetet përkatëse.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular