Nga Agim Pipa
“Në emër të gjakut” – nje vellim me tregime dhe novela, shkruar nga prozatori Ahmet Prençi, ose Dante Aligieri shqiptar.
Fiks ne oren 11 te dites se henes, ketu ne Tirane, ndersa dielli pervelonte nen temperaturen 34 grade celsius, ne nje prej sallave te Akademise se Shkencave, ne emer te prozatorit te shquar Ahmet Prenci, Shtepia Botuese Media Print organizoi nje takim perurues te vellimit me tregime dhe novela “Ne emer te gjakut”.
Me ftese te autorit te librit, mikut tim Ahmetit, pak minuta para fillimit te takimit, ne i shternguam duart njeri tjetrit dhe une, nisur edhe nga botimet e mepareshme te prozatorit Prençi, me shume sinqeritet e urova: “Je bekim i dashur mik! Je bekim per prozen shqipe!” Falenderimi i tij mbeshtolli mjedisin dhe, fill pas kesaj, pas disa minutash, nisi takimi.
Dhjetra miq dhe mikesha, dhjetra emra dhe fytyra te njohura shkrimtaresh, producente filmash, skenariste, regjisore, mes te cileve Ben Blushi, Ylljet Alickaj, Besnik Mustafai, Arben Cejku, Bislim Ahmetaj, Elisa Spiropali, Ervin Hoxha, Ulsi Manja. Por edhe mjaft autore te tjere, poete dhe prozatore, kritike letrare dhe kritike arti.
Takimin e moderoi gazetarja Monika Stafa, qetesisht dhe embelsisht, duke ja kaluar mikrofonin njeri pas tjetrit, disa prej pjesmaresve ne takim.
Dy fjale per librin, sipas referuesve: duke njohur kontributet e cmuara te Ahmetit ne disa poste delikate, si nje drejtues ne kupolen e larte te Ministrise se Rendit, por edhe sot, si komisar paqeje ne Institutin e Avokatit te Popullit, ata theksuan dhe vune ne dukje anen njerezore, Njeriun Ahmet Prenci, ne ngjarjet e tmerrshme te vitit te mbrapshte 1997.
Nga nje prej lektoreve, Behar Gjoka, autori Prençi u krahasua me Albert Kamyne dhe Cortazarin, per menyren e shtjellimit te ngjarjeve permes personazheve te spikatur ne tregimet e tij.
Mbi fjalen e shume miqve dhe bashkepuntoreve te tij ne ditet dhe netet Ground Zero ne vendin tone, une do ta quaja pa frike mikun tim si Dante Aligierin shqiptar. I cili, me penen, frymezimin, talentin dhe ndergjegjen e tij te kulluar, ka shtyre fort Portat e Ferrit dhe, dita dites, ka zbuluar rrathet e nxehte te jetes se atij viti makaber, qe mori mijra jete njerezish te papajshem ne gjithe vendin.
Si nje tren mallrash qe ecen mbi kufomat e njerezve dhe sperkatur me gjak viktimash te panumurta, Dantia yne ja ka dalur te sjelle, me dhimbje, gjendje te tmerrshme halucinacionesh, vrasjesh dhe vetvrasjesh, vetmish dhe turmash te gjendura ne ate paperseritje danteske te vitit ’97. Ku, krismat e armeve, i zune vendin diteneteve memece dhe te shurdheta per nga arsyeja dhe çmenduria absurde individuale dhe kolektive. “Ne emer te gjakut” ose Liria per te vrare, ne nje toke, ne nje vend ku shteti ra. Ku shteti ra, por jo policia. E cila mbajti mbi shpatullat e saj te brishta peshen e krimeve te atij viti te mbrapshte.
Ne trenin e sperkatur me gjak qe ecte mes Ferrit Dantesk, dhjetra personazhe. Nga titullaret e larte te shtetit, mbyllur ne bunkeret e zyrave pa oksigjen, deri tek fryma e nenave, motrave, zonjave te mbetura vetem, pas vrasjes dhe humbjes se familjeve prej kallasheve ne duart e krimineleve.
Etj, etj.
Po psheretij thelle, mbi çka degjova nga goja e deshmitareve dhe e miqve te Ahmetit, qe i kishin kaluar sebashku ato kohe fantazmash danteske. Dhe qe prozatori Prençi, me artin e fjales dhe prozatorit, i ka perjetesuar ne dhjetra faqe te librit te tij, qe kundermon nga era e lirise dhe e paqes.
E kam nder duart qe me dridhen librin…
Faleminderit miku im i shtrenjte Prenci Ahmet, komisar i paqes, lirise dhe dashurise njerezore edhe ne ditet e some!
Faleminderit!