Presidenti amerikan hodhi bomba GBU-57 në lokacionin e Fordow. “E kemi fshirë nga faqja e dheut”, tha ai.
Dje, Shtetet e Bashkuara sollën bombardues B-2 në bazën në Guam. Mbërritja u “lidh” menjëherë me mundësinë e veprimeve në Iran, edhe pse “asnjë urdhër”, u tha, “nuk është dhënë ende”. Secila prej tyre peshon 14 tonelata dhe kushton 3,5 milionë dollarë.
Ky urdhër, mbërriti disa orë më parë: Shtetet e Bashkuara bombarduan tre vende strategjike të programit bërthamor iranian. Dhe e bënë këtë me armë që vetëm ata kanë në arsenalin e tyre.
Presidenti Donald Trump i zbuloi gazetarit të Fox News, Sean Hannity, se kishte lëshuar “gjashtë bomba shkatërruese bunkerësh në vendin e Fordow” dhe “30 raketa Tomahawk, të lëshuara nga nëndetëse, në vendet e Natanz dhe Isfahan”.
Shifrat më pas “u sqaruan” nga një zyrtar anonim për CNN “një duzinë” bombash të lëshuara në Fordow, të cilave do t’u shtoheshin edhe dy të tjera në lokacionin e Natanz.
“Spirit”, siç njihet bombarduesi B2 në zhargon, është i vetmi avion që mund të mbajë GBU-57, superbombën 14 tonëshe të projektuar për të shkatërruar bunkerë në thellësi të mëdha. Njësoj si centrali bërthamor iranian i Fordow, në fakt, i ndërtuar brenda një mali.
Pajisja u zhvillua në gjysmën e parë të viteve 2000 me qëllim përdorimin kundër vendeve armiqësore, nga Koreja e Veriut deri te Republika Islamike.
Dhe më pas u modifikua për të rritur fuqinë e saj shkatërruese me inovacione që nuk u zbuluan kurrë plotësisht për arsye sigurie.
GBU duhet të depërtojë në “guaskën” mbrojtëse dhe më pas të shpërthejë në mënyrë që të amplifikojë efektet brenda objektivit. Duket se përditësimet e fundit kanë zgjeruar aftësitë edhe pse nuk ka të dhëna të sakta mbi thellësinë dhe pozicionin e asaj që do të shkatërrohet.
Një artikull i New York Times zbuloi se ushtrime të shumta të kryera nga Pentagoni kanë konfirmuar se disa “kalime” të B-2 janë të nevojshme: një “lançim” i parë, i ndjekur me shpejtësi nga të tjerë. Si një çekiç që “këmbëngul” në një gozhdë. Edhe më shumë nëse duhet të shpojë mbrojtjet rreth centrifugave Fordow, të vendosura – sipas disa ekspertëve, nga 90 deri 100 metra “nëntokë”.
Sipas Trump, lokacioni i Fordow, pas sulmit, u “fshi nga faqja e Tokës”.
Izraeli ka shkatërruesit e vet të bunkerëve dhe ka demonstruar përdorimin e tyre shkatërrues në eliminimin e udhëheqësve kryesorë të Hezbollahut libanez.
Edhe në atë rast, forcat ajrore përdorën taktikën e perkusionit, me një numër të madh bombash (rreth 80), njëra pas tjetrës, të hedhura në një seri ndërtesash në zonën jugore të Bejrutit.
Është gjithashtu e mundshme që të ketë përdorur të njëjtën metodë për të prerë kokën e udhëheqësve ushtarakë iranianë.
Por këto armë nuk janë të mjaftueshme për të sulmuar një pjesë të tuneleve ku Irani ka fshehur raketa ose objekte kërkimore shkencore. Prandaj, nevoja për mbështetjen e SHBA-ve me GBU-57.
Për objektiva të tjera, arsenali i saj ndoshta do të kishte qenë i mjaftueshëm: por edhe në atë rast, ndihma amerikane ka mbërritur në orët e fundit.
Teknikët përsërisin se “mali” Fordow ishte themelor në zhvillimin e programit; në të njëjtën kohë, ata përsërisin se çdo sulm vetëm sa mund të ngadalësojë përpjekjet e Teheranit. /tvklan.al