HomePolitikeMeta sulm ish Sekretarit të Përgjithshëm: Firma për lobimet e LSI-së është...

Meta sulm ish Sekretarit të Përgjithshëm: Firma për lobimet e LSI-së është e tij. Braimllari: Përpjekje për të më intimiduar. Meta e di shumë mirë se për çfarë po hetohet

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, nga qelia ku ndodhet që prej tetorit të vitit të kaluar ka sulmuar ish-zyrtarin e lartë të partisë që ai drejton, Endrit Braimllarin, i cili pak kohë më parë iu bashkua Partisë Socialiste.  

Meta thotë se Braimllari është më i gjallë i mënyrës se si SPAK-u arrin t’i konvertojë njerëzit pa karakter në “rilindas” të denjë – gënjeshtarë.

REAGIMI I ILIR METËS

Endrit Braimllari është shembulli më i gjallë i mënyrës se si SPAK-u arrin t’i konvertojë njerëzit pa karakter në “rilindas” të denjë – gënjeshtarë.

Vetëm një “rilindas” mund të harrojë firmat që ka hedhur vetë dhe arsyet për të cilat i ka hedhur.

Një gënjeshtar ordiner, që përpiqet të fshihet pas harresës, por e vërteta nuk fshihet as me lojëra fjalësh, as me konvertim teserash partie.

Firma për lobimet e LSI-së në periudhën 2018–2019 është e Endrit Braimllarit. Në atë kohë, unë nuk isha kryetar i LSI-së, por President i Republikës.

Për firmat e tij unë qëndroj në izolim ekstrem, ndërsa Endriti “gradohet” nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Apo mos ndoshta është Altin Dumani që gënjen në shkresën zyrtare të firmosur prej tij

Endrit Braimllarit ka reaguar pas deklaratës së kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili nga burgu është shprehur se po mbahet në izolim për shkak të firmave të Braimllarit për çështjen e lobimit.

Braimllari e ka konsideruar këtë deklaratë si një përpjekje për të intimiduar dhe goditur imazhin e tij, ndërsa e cilëson sulmin e Metës si një tentativë për të hequr vëmendjen nga problemi i tij i vërtetë me drejtësinë.

Ai shkruan se nuk ka firmosur asnjë kontratë lobimi dhe se fatura që Meta i referohet, sipas Braimllarit është një procedurë e ligjshme, e paguar me bankë, e deklaruar në KQZ dhe e audituar nga KQZ.

“Përpjekje e qartë për të më intimiduar dhe për të goditur imazhin tim publik. Nxjerrja e materialeve hetimore nga dosja i shërben tërheqjes së vëmendjes nga problemi i tij i vërtetë me drejtësinë.

Endrit Braimllari nuk ka firmosur asnjë kontratë lobimi. Fatura që i referohet është një procedurë e ligjshme, e paguar me bankë, e deklaruar në KQZ dhe e audituar nga KQZ. Ai e di shumë mirë që po hetohet për mosdeklarim.

Duhet ta dijë qartë që nuk përbën shkelje të ligjit kur deklaron shpenzimet dhe burimet e tyre të ligjshme. Në dijeninë time partia ku unë aderoja më parë ka pasur lobime vetëm në kohën kur Z.Meta ka qenë kryetar partie”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular