Nga Paulin Marku
1.Në një vend si Shqipëria ,me demokraci të brishtë, jo demokratike dhe jo përfaqësuese duhet një opozitë reale, prekëse ,motivuese dhe gjithpërfshirëse.
2.Opozitës reale i duhen individ të ndershëm ,kreativ, besues ,të pakorruptuar me pushtetin 34-vjeçar,të moralshëm e denjitoz për fatet e vendit.
3.Opozitës reale i duhet bashkëpunim pa kushte me rininë brenda dhe jashtë Shqipërisë,si e vetmja alternative besuese për fatet , perspektivën e vendit dhe shoqërisë shqiptare në nevojë.
4.Opozitës reale i duhet mbështetje nga intelektualë ,profesorë ,biznesi i ndershëm, shtresat në nevojë ,pensionistët, ish-pronarët dhe ish- përndjekurit politikë.
5.Opozitës reale i duhet mbështetje reale ,pa kushte e kompromise politike jodemokratike, mbështetje nga faktori ndërkombetar ,organizatat joqeveritare dhe partnerët serioze të çeshtjes shqiptare.
6.Opozitës reale i dhuhet bashkëpunim me diasporën kudo që jetojnë ,punojnë për të dhënë kontributin dhe përvojën e tyre për Shqipërinë.
7.Opozitës reale i duhet hapje ,organizim në çdo qelizë të mbështetjes opozitare, pa kulisa ,interesa personale ,politike dhe ekonomike.
8.Opozitës reale i duhet një program politik,ekonomoik, social, kulturor ,historik që krijon shpresë ,besim dhe të ardhme ,për të jetuar e punuar në Shqipëri.
9.Opozitës reale i duhet heqja dorë nga figuarat që krijojnë konflikte, përçarje ,presione , ndikime negative në kurriz të opozitarizmit.
10.Opozitës reaale i duhet të mbrojë,promovojë çeshtjen e kombit shqiptar,të drejtat dhe liritë e shqiptarëve kodo që jetojnë, interesat e çeshtjes shqiptare në raport me vendet fqinjë.