HomeAktualitet“S'ka ushtri tjetër në botë që do të mund ta bënte këtë”-...

“S’ka ushtri tjetër në botë që do të mund ta bënte këtë”- Ambasada e SHBA publikon mesazhet e Trump: Tani, koha për paqe. Çdo hakmarrje nga Irani do të përballet me…

Ambasada amerikane në Shqipëri ka reaguar pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës bombarduan centralet bërthamore të Iranit.

Ambasada e SHBA reagoi në një postim në Facebook ku shpërndau një mesazh të presidentit Donald Trump.

Në mesazh, Trump shprehet se nuk ka ushtri tjetër në botë që do e bënte këtë dhe se “tani është koha për paqe”.

“‘Kemi përfunduar me sukses të madh sulmin tonë ndaj tre objekteve bërthamore në Iran, përfshirë Fordow, Natanz dhe Esfahan. Të gjitha avionët tani janë jashtë hapësirës ajrore të Iranit. Një ngarkesë e plotë me BOMBA u hodh mbi objektivin kryesor, Fordow. Të gjithë avionët janë në rrugë të sigurt drejt shtëpisë. Urime luftëtarëve tanë të mëdhenj amerikanë. Nuk ka ushtri tjetër në botë që do të mund ta bënte këtë. TANI ËSHTË KOHA PËR PAQE! Faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje.’– Presidenti Donald J. Trump”, shkruhet në mesazhin e shpërndarë.

Screenshot_12

Në një postim të dytë, ambasada ka shpërndarë një tjetër mesazh të presidentit të SHBA ku shkruhet: “‘Çdo hakmarrje nga Irani ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të përballet me forcë shumë më të madhe se ajo që u pa sonte. Faleminderit!’ – Donald J. Trump, President i Shteteve të Bashkuara”.

ambasada e shba

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular