HomeSocialeTesla nis shërbimin e robotaksive në Teksas

Tesla nis shërbimin e robotaksive në Teksas

Prodhuesi i makinave elektrike Tesla ka nisur të dielën në Austin të Teksasit provat për shërbimin e shumëpritur të taksive pa shofer, pra automjeteve autonome.

Ky është hapi i parë drejt një konkurrencë direkte me Waymo-n e Alphabet, i vetmi aktor aktual që ofron vozitje plotësisht autonome me pagesë në Shtetet e Bashkuara.

Drejtori ekzekutiv i Tesla, Elon Musk, ka nisur me rreth 10 makina Model Y dhe ka premtuar se fokusi kryesor do të jetë siguria. Ai ka theksuar se Tesla mund të shtrihet shpejt në këtë fushë dhe planifikon të krijojë një model të veçantë të robotaksive.

Në disa video të shpërndara nga Musk, shihet se influencerë të rrjeteve sociale kanë rezervuar dhe përdorur shërbimin e robotaksive në disa pika të ndryshme të Austin.

Ai u shpreh se ku klientët do të paguajnë një tarifë fikse prej 4.20 dollarësh në fillim.

Në vijim, bëhet një krahasim mes përpjekjeve të Teslas për robotaksitë dhe atyre të kompanive Waymo dhe Zoox, e fundit në pronësi të Amazon.com, që po përgatitet gjithashtu për nisjen e shërbimit të saj komercial.

Ky zhvillim nënvizon betejën e fortë në tregun në rritje të automjeteve autonome, ku siguria dhe teknologjia janë faktorë kyç për suksesin./

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular