HomeBotaAvionët B-2 ulen në tokën amerikane, reagon Trump përgëzon pilotët: Bënë një...

Avionët B-2 ulen në tokën amerikane, reagon Trump përgëzon pilotët: Bënë një punë të shkëlqyer!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar pas kthimit të pilotëve amerikanë që morën pjesë në sulmin ajror ndaj objekteve bërthamore në Iran.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump shprehu mirënjohjen e tij për pilotët e bombarduesve strategjikë B-2, të cilët u ulën të sigurt në bazën e tyre në Missouri.

“Pilotët e shkëlqyer të B-2 sapo kanë zbritur, të sigurt, në Missouri. Faleminderit për një mision të realizuar me sukses!” – shkroi Trump.

Sulmi amerikan mbrëmjen e kaluar në Iran shkatërroi objektet bërthamore. SHBA ngriti avionët B-2 Spirit të cilët fluturuan për orë të tëra deri në destinacion duke bombarduar me bomba 14 tonëshe impiantet e pasurimit të uraniumit. Këto sulme ishin pjesë e operacionit të koduar “Midnight Hammer”, i cili përfshinte gjithsej 125 avionë, përfshirë avionë luftarakë, avionë mbështetës dhe aeroplanë të tjerë mbështetës. Avionët amerikanë shënjestruan impiantet bërthamore të Fordoë, Natanz dhe Isfahan.

Presidenti Donald Trump e përshkroi sulmin si “totalisht shkatërrimtar” për tri sitet bërthamore: Fordow, Isfahan dhe Natanz.

Megjithatë, Pentagoni preferoi të përmendë dëmtime “jashtëzakonisht të rënda”, me objektiv të arritur — shkatërrimin e kapaciteteve në Fordoë. Pas këtij sulmi apokaliptik, Irani ndodhet në situatë delikate, ndërsa aftësia e tij për të patur armë bërthamore tanimë duket një ëndërr e largët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular