HomeLifestyleFOTO/Bashkëshortja e Kanye West nuk njeh limite, zhvishet thuajse e tëra në...

FOTO/Bashkëshortja e Kanye West nuk njeh limite, zhvishet thuajse e tëra në rrugët e New York!

Bianca Censori, bashkëshortja australiane e reperit Kanye West, ka shkaktuar sërish bujë me një paraqitje tejet provokuese në rrugët e New York-ut.

E veshur me një bikini të krijuar nga karamele shumëngjyrëshe, Censori u pa duke hyrë në një hotel, e shoqëruar nga Kanye, i cili kishte zgjedhur një stil më të thjeshtë me një bluzë të bardhë me kapuç dhe xhinse të zeza. Çifti mbërriti me një makinë luksoze, ndërsa kalimtarët u mahnitën nga veshja e Biancës, duke nxjerrë telefonat për të kapur momente të saj.

Bianca është e njohur për daljet e saj të guximshme. Vetëm një javë më parë, në Los Angeles, ajo u fotografua me një bodysuit ngjyrë lëkure dhe çizme të bardha me push, pa reçipeta – veshje që ekspozonte format e saj dhe u komentua gjerësisht në rrjete sociale dhe media.

Përveç pamjes, Censori po bën hapa të rëndësishëm edhe në botën e biznesit. Së fundmi, ajo ka themeluar kompaninë e saj të parë në Shtetet e Bashkuara, të quajtur Bianca Censori Inc., e regjistruar në Kaliforni. Paralelisht, ajo ka regjistruar edhe emrin e saj të plotë si firmë në Australi, me seli në Alphington – një lagje elitare në Melbourne ku jetojnë prindërit e saj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular