HomeLifestyleKuzhinieri i njohur rrëfen se i ra të fikët ndërsa mbante në...

Kuzhinieri i njohur rrëfen se i ra të fikët ndërsa mbante në krahë djalin e porsalindur!

Ramsay shtoi se më parë gruaja e tij, Tana, nuk e kishte lejuar të ishte në sallën e lindjes…

Kuzhinieri i njohur Gordon Ramsay ka ndarë së fundmi një moment nga lindja e djalit të tij, Oscar në vitin 2019. I ftuar në podcastin Smartless, shefi i kuzhinës rrëfeu se i ra të fikët ndërsa mbante për herë të parë në krahë të birin, i cili kishte ardhur në jetë me prerje cezariane.

“Papritur pashë gjak kudo, mjekët po lëviznin me shpejtësi dhe kur më dhanë Oscarin, thjesht rashë. U rrëzova si idiot”-tregoi ai me humor.

Ramsay shtoi se më parë gruaja e tij, Tana, nuk e kishte lejuar të ishte në sallën e lindjes, por këtë herë bëri përjashtim. Çifti, të martuar që prej vitit 1996, kanë gjashtë fëmijë dhe e përshkruajnë lindjen e fundit, të Jesse James Ramsay në nëntor 2023, si “bekim” dhe “dhuratë ditëlindjeje”

Ramsay, e pranon me të qeshur se nuk ishte shumë i bindur për një fëmijë të gjashtë për shkak të moshës dhe jetës familjare por thotë se ndjeshmëria dhe përvoja e kanë bërë një baba më të mirë me kalimin e viteve.

Ndërkohë, djali i tij Oscar po ndjek hapat e tij, duke nisur të kritikojë ushqimin në shkollë dhe të mbajë me vete një lunchbox të përgatitur në shtëpi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular