HomeAktualitetZjarri në Pilur të Himarës vijon të jetë aktiv prej 30 orësh,...

Zjarri në Pilur të Himarës vijon të jetë aktiv prej 30 orësh, flakët rrezikojnë Porto Palermon

Prej më shumë se 30 orësh vatrat e zjarrit në zonën e fshatit Pilur në Himarë vijojnë të jenë ende aktive.

Ndonëse për shuarjen dhe izolimin e flakëve është punuar si nga toka ashtu dhe nga ajri, zjarri është aktiv ende, duke djegur shkurre dhe pemë në kodrat e këtij fshati.

Ndërkohë deri në mesditën e djeshme helikopteri ka vijuar të hedhë ujë për të shuar flakët, por zjarri i ndihmuar dhe nga era vijon të jetë aktiv.

Zjarrëfikist dhe punonjësit e bashkisë së Himarës kanë mbajtur në kontrroll zjarrin që mos të përparojë drejt zonave të banuara, ndërkohë që në orët e para të dites së sotme drejtimi i flakëve po përparon drejt zonës së Porto Palermos.

Forcat e Armatosura kanë mbërritur në ndihmë të zjarrfiksëve të Himarës, ndërkohë që pritet që dhe sot helikopteri të hedhë ujë për shuarjen e flakëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular